Festat, emigrantët shpenzojnë 2 herë më shumë se italianët
• Edhe vetë italianët janë çuditur. Emigrantët do të shpenzojnë më shumë se ata për festat e fundvitit.Kjo ka rezultuar nga studimi i kryer për të krahasuar shpenzimet mes dy kategorive, duke nisur që nga Krishtlindjet. Jehonë këtij lajmi i kanë bërë mediat italiane. Shqiptarët renditen të parët në listë sa i përket dhuratave që do të blejnë apo edhe parave që do të harxhojnë për darkën që mbyll kalendarin e 2007-ës. Për këtë eveniment, ata do të shpenzojnë dy herë më shumë se italianët. Sipas studimit të kryer, parashikimet e shpenzimeve për festat këtë vit janë më të ulëta se vitin e kaluar për 43.4% të italianëve, më të larta për 19.4% të tyre dhe njësoj për 37.2%. Ndërsa për emigrantët situata ndryshon rrënjësisht. 30.7% e tyre do të shpenzojnë për festa më shumë se vitin e kaluar, 34.5% do të paguajnë njësoj, ndërsa për 34.8% të tyre shpenzimet do të jenë më të ulëta. Veç kësaj, nga të dhënat rezulton se 64% e emigrantëve do të jenë dorëlëshuar kryesisht për dhurata e blerjet e Vitit të Ri. Gjithashtu ata do të shpenzojnë rrogën e dhjetorit apo shpërblimet edhe për të paguar faturat e qirave, por përkundër kësaj nuk kanë harruar të afërmit që kanë në atdheun e tyre. Rreth 34.8% e emigrantëve kanë pohuar se do t’i dërgojnë prindërve apo të tjerë të afërmve para për festat e fundvitit. Sa i përket darkës se Krishtlindjeve dhe asaj të Vitit të Ri, të anketuarit pranojnë se do ta kalojnë në shtëpitë e tyre me të afërmit dhe miqtë. Ata mendojnë të shpenzojnë dyfishin e italianëve. Kështu, për darkën tradicionale të Vitit të Ri blerjet janë parashikuar të arrijnë në 93 euro për emigrantët dhe 53 euro për italianët. Të gjitha këto të dhëna vijnë në një kohë kur emigrantët paguhen disa herë më pak se italianët. Ndoshta argument për të qenë të pakursyer është rropatja e tyre gjatë gjithë vitit, prandaj të paktën në mbyllje të tij i bëjnë qejfin vetes.Të dhënat43.4% e italianëve më pak shpenzime30.75 e emigrantëve më shumë shpenzimeitalianët 53 euro për darkën e fundvititemgrantët 93 euro për darkën e fundvitit