Deshton “plani” për ti vendosur hetimet e Prokurorisë në kontrollin e gjykatave
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për kufizimin e kompetencave të prokurorëve. Si u përdor një hetim rutinë për të kërkuar kufizimin e të drejtave të prokurorëve
Habjon Hasani
Tiranë – Diku nga mesi i korrikut, në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes Ekzekutivit dhe Prokurorisë, Gjykata Kushtetuese i ka thënë ”JO” një kërkese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, e cila në thelb të saj synonte që Gjykata Kushtetuese të vendoste që prokurorët të mos kishin më tagrin e vendimmarrjes për pezullimin e hetimit të çështjeve të regjistruara. Kjo kërkesë i ka shkuar Gjykatës Kushtetuese në janar të këtij viti, ndërsa periudha e korrikut, kur kjo çështje u gjykua, ishte një periudhë kur zyrtarë të lartë shqiptarë po hetoheshin nga Prokuroria për dy dosje të bujshme, siç ishin “Rrëshen-Kalimash” dhe “Gërdeci”. Gjithsesi, kërkesa e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda erdhi si pasojë e përplasjes mes saj dhe Prokurorisë gjatë hetimit të një konflikti pronësie. Historiku është i thjeshtë, pasi mori denoncimin për çështjen e pronësisë, Prokuroria kreu veprimet e para procedurale dhe vendosi pushimin e pjesshëm të çështjes, ndërkohë që ky vendim i Prokurorisë u pa si i padrejtë nga Gjykata e Apelit dhe kjo e fundit vendosi që të shprehej Gjykata Kushtetuese. Por Gjykata e Apelit, në mënyrë “të çuditshme”, pretendoi se “Prokuroria nuk mund të vendoste për pushimin ose jo të një çështjeje pasi ky ishte një vendim drejtësie dhe duhej të merrej nga gjykatat”. Sipas arsyetimit të Gjykatës së Apelit, vendimi i Prokurorisë binte ndesh me Kushtetutën (nenin 135) dhe se Prokuroria nuk mund kishte të drejtë vendimmarrjeje për pushimin ose jo të dosjeve të nisura.
Palët
Duke qenë se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po kërkonte heqjen e një kompetence kushtetuese të Prokurorisë (për pushimin ose jo të çështjeve), si palë të interesuara në proces ishin Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Nga procesverbali zyrtar rezulton se përfaqësuesi i Kuvendit e konsideroi si një ”tejkalim” kërkesën e Gjykatës së Apelit për të rishikuar kompetencat e Prokurorisë, ndërsa përfaqësuesi juridik i Këshillit të Ministrave nuk ishte pjesëmarrës në ditën që do merrej vendimi për këtë kërkesë. Gjithsesi, kjo kërkesë e Gjykatës së Apelit duket se shënon një “risi” për vetë faktin se për herë të parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda mori shkas nga një çështje e rëndomtë konflikti pronësie për të ndryshuar kompetencat e Prokurorisë mbi trajtimin e dosjeve! Një rast i pashoq në të gjithë historinë 17-vjeçare të demokracisë shqiptare që një gjykatë të ”vërë në dyshim” detyrat kushtetuese të organit të akuzës duke marrë shkas nga një çështje e rëndomtë.
Vendimi
”Gjykata Kushtetuese vë në dukje se kompetenca e prokurorit për mosfillimin apo pushimin e çështjes penale (në rastet e parashikuara në ligj), si aspekt i funksionit të tij kushtetues të ushtrimit të ndjekjes penale, është në pajtim me parimin e shtetit të së drejtës”, - shkruhet në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij vendimi, ky parim, midis të tjerave, presupozon që shteti duhet të marrë të gjitha masat për të mbrojtur dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, të ndëshkojë çdo përpjekje të paligjshme kundër tyre si dhe të sigurojë që asnjë person të mos ndiqet dhe dënohet penalisht në mënyrë të padrejtë.
BOX
Kushtetuesja: Nuk pranojmë rrudhjen e kompetencave të Prokurorisë
“Gjykata Kushtetuese konstaton gjithashtu se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda është shprehur se pushimi i çështjes penale përbën dhënie të drejtësisë, e cila si funksion gjyqësor nuk mund të ushtrohet nga prokurori. Duke u shprehur në këtë mënyrë, pala kërkuese, në esencë, ka vënë në dyshim pajtueshmërinë e dispozitave të kundërshtuara edhe me nenin 135 të Kushtetutës. Në kuadrin e këtij pretendimi, Gjykata Kushtetuese trajtoi dhe nocionin e ‘dhënies (administrimit) së drejtësisë’, pra ‘të ushtrimit të pushtetit gjyqësor’ në kuptimin kushtetues.... Gjykata Kushtetuese thekson se pavarësia e prokurorit në organizimin e hetimeve paraprake dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë është një vlerë kushtetuese. Megjithatë, kjo pavarësi, e sanksionuar në Kushtetutë, nuk mund të interpretohet se në procesin penal prokurorët nuk janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe/ose udhëzimet apo vendimet e gjykatës. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët janë të pavarur nga ndikimi i pushteteve të tjera, por janë të varur nga ligji. Me fjalë të tjera, kompetencat e prokurorëve për pushimin e çështjes penale, në aspektin kushtetues, nuk lejohet të interpretohen si e drejtë subjektive e tyre, d.m.th. si e një e drejtë që ata ose e përdorin, ose mund të vendosin të mos e përdorin. Gjykata Kushtetuese shton se këto kompetenca përbëjnë edhe detyrime për prokurorët, të cilat jo vetëm që mund, por dhe janë të detyruar t’i përmbushin në qoftë se plotësohen kushtet përkatëse të sanksionuara në ligj”.
Marrë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese datë 21 korrik 2008
30 Nentor 2008