E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Basha t’i lërë muhabetet e pazarit, të shkojë në Gjykatë



I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrës së kreut të PS-së, Edi Rama, pas akuzave të forta që iu bënë Ramës nga ministri i Jashtëm për shantazhime politike nëpërmjet Prokurorisë dhe për bashkëpunim me klanet antishqiptare. “Është dita për të kujtuar se Gjykata e Lartë i ka kërkuar Kuvendit edhe një tjetër heqje imuniteti për Lulzim Bashën, pas asaj për vjedhje. I ka kërkuar heqjen e imunitetit për shpifje ndaj Edi Ramës, i cili e ka paditur në gjykatë Lulzim Bashën, duke i dhënë mundësinë të faktojë shpifjet e tij. Por kjo lule e spikatur e korrupsionit në oborrin qeveritar është në vetvete fakti më jetësor i shprehjes ‘bërtet hajduti, kapeni hajdutin’ dhe shëmbëlltyra më kuptimplotë e degjenerimit të qeverisë së duarve të pastra, në një çiflig punësh të pista. Ministri i pandehur i Punëve të Jashtme i bën Shqipërisë dhe Kosovës sot një dëm të madh. Lulzim Bashës i themi të mos e ndotë më mjedisin publik me kundërakuza banale, por të çohet nga karrigia e ministrit dhe të ulet në karrigen e të pandehurit”, - ka deklaruar dje Mimi Kodheli, zëdhënëse e zyrës së kryetarit të PS-së. Sipas Kodhelit, “përpjekja e të pandehurit Basha për shpërdorim detyre, që ta kthejë këtë çështje ordinere grabitje fondesh publike në një çështje politike është mjerane për atë personalisht dhe e turpshme për një qeveri që u votua për të punuar me duar të pastra”.

30 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›