Dosja që duhet të plotësojnë shqiptarët për të vuajtur dënimin në vendlindje
Kriteret dhe rregullat për transferim nga shtetet e huaja. Sipas studimeve, ka rreth 6000 shqiptarë të dënuar nga gjykatat e huaja
Laureta Rryçi
Tiranë - Shqiptarët e dënuar në shtetet e huaja, që kërkojnë të vuajnë dënimin në vendlindje, duhet të ndjekin disa procedura ligjore për ta realizuar këtë dëshirë. Gazeta “Albania”, në numrin e sotëm u ofron të gjitha familjeve që duan që të kenë sa më pranë të afërmit e tyre, rregullat dhe kriteret që duhet të plotësojnë në mënyrë që të përgatisin kërkesën për vuajtjen e dënimit në Shqipëri. Ky fenomen ekziston prej viteve të fundit në vendin tonë dhe deri tani pjesa më e madhe e këtyre kërkesave janë pranuar nga shqiptarët që janë dënuar nga burgjet greke. Ndërkohë që sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, janë në plotësim e sipër për një pjesë të kërkesave të shqiptarëve që janë dënuar në shtetin italian. Mirëpo në këtë shtet kërkesat nuk janë dhe aq të shumta për shkak se pretendohet që në ato burgje ka kushte më të mira se në vendin tonë. Pikësëpari palët angazhohen t’i ofrojnë njëra-tjetrës masën më të gjerë të bashkëpunimit në lidhje me transferimin e personave të dënuar në përputhje me dispozitat e Konventës që kanë nënshkruar. Një person i dënuar në territorin e një pale mund të transferohet në territorin e një pale tjetër, në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente, për të vuajtur dënimin që i është dhënë. Për këtë qëllim ai mund të shprehë interesin e vet te shteti dënues ose te shteti zbatues për transferimin e tij në përputhje me këtë Konventë. Transferimi mund të kërkohet nga shteti dënues ose nga shteti zbatues.
Kushtet për transferim
Sipas Konventës, janë një sërë kushtesh që duhet të plotësojë një i dënuar që të transferohet në vendlindjen e tij për të vuajtur dënimin. Në përputhje me këtë Konventë një person i dënuar mund të transferohet vetëm në kushtet e mëposhtme: nëse ai person është shtetas i shtetit zbatues; nëse vendimi është i formës së prerë; nëse në kohën e marrjes së kërkesës për transferim,
personi i dënuar ka ende të paktën gjashtë muaj të dënimit për të vuajtur apo nëse dënimi është i papërcaktuar; nëse për transferimin është dhënë pëlqimi nga personi i dënuar ose kur, duke marrë parasysh moshën ose gjendjen e tij fizike ose mendore dhe, kur njëri prej të dy shteteve e konsideron atë si të
nevojshme, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të personit të dënuar.
Dokumentet
Shqiptarët e dënuar, për të mbërritur në vendlindje, duhet të plotësojnë në të njëjtën kohë një sërë dokumentesh për t’ia servirur më pas autoriteteve të huaja ku ndodhen në formën e një dosjeje. Shteti dënues i jep mundësi shtetit zbatues që të verifikojë nëpërmjet një konsulli ose një zyrtari tjetër, për të cilin është rënë dakord nga shteti zbatues, që pëlqimi është dhënë në përputhje me kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të mësipërm. Nëse veprimet apo mosveprimet, në bazë të të cilave është dhënë dënimi, përbëjnë një vepër penale në përputhje me të drejtën e shtetit zbatues ose do të përbënte një vepër penale nëse do të ishte kryer në territorin e tij.
Tabela nr 1
Kushte për transferim
1. Në përputhje me këtë Konventë një person i dënuar mund të transferohet vetëm në kushtet e mëposhtme:
a. Nëse ai person është shtetas i shtetit zbatues;
b. nëse vendimi është i formës së prerë;
c. nëse në kohën e marrjes së kërkesës për transferim, personi i dënuar ka ende të paktën gjashtë muaj të dënimit për të vuajtur apo nëse dënimi është i papërcaktuar;
d. nëse për transferimin është dhënë pëlqimi nga
personi i dënuar ose kur, duke marrë parasysh
moshën ose gjendjen e tij fizike ose mendore dhe,
kur njëri prej të dy shteteve e konsideron atë si të nevojshme, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të personit të dënuar;
e. nëse veprimet apo mosveprimet, në bazë të të cilave është dhënë dënimi, përbëjnë një vepër penale në
përputhje me të drejtën e shtetit zbatues ose do të
përbënte një vepër penale nëse do të ishte kryer në
territorin e tij;
f. nëse shteti dënues dhe ai zbatues janë dakord me
transferimin.
2. Në raste të veçanta, palët mund të bien dakord me një transferim edhe nëse koha që duhet të vuhet nga personi
i dënuar është më e shkurtër se ajo e përcaktuar në paragrafin
1.c.
3. Në kohën e nënshkrimit apo të depozitimit të
dokumentit të ratifikimit, pranimit, miratimit ose
anëtarësimit, çdo shtet mund të bëjë të ditur se ai do të
përjashtojë zbatimin e njërës prej procedurave të
parashikuara në nenin 9.1.a dhe b. në marrëdhëniet e tij me palët e tjera, me anë të një deklarate drejtuar sekretarit
të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.
4. Në çdo kohë çdo shtet mund të përcaktojë, për aq
sa ai është i interesuar, termin “shtetas” për qëllimet e kësaj Konvente me anë të një deklarate drejtuar sekretarit të
Përgjithshëm të Këshillit të Europës.
Dokumentet shtesë
1. Shteti administrues i paraqet shtetit dënues, nëse kërkohen prej tij:
a. një dokument apo deklaratë që tregon se personi i dënuar është shtetas i atij shteti;
b. një kopje e ligjit përkatës të shtetit administrues, i
cili parashikon që kryerja apo moskryerja e një
veprimi për të cilin është dhënë dënimi në shtetin
dënues përbën një vepër penale në pajtim me ligjin
e shtetit administrues apo do të përbënte një vepër
penale nëse do të ishte kryer në territorin e tij;
c. një deklaratë që të përmbajë informacionin e
përmendur në nenin 9.2
2. Nëse bëhet kërkesë për një transferim, shteti dënues i paraqet dokumentet e mëposhtme shtetit zbatues, nëse
njeri prej shteteve ka bërë të ditur se ai nuk është dakord
me transferimin:
a. një kopje të vërtetuar të vendimit dhe ligjit mbi të cilin ai është bazuar;
b. një deklaratë ku të tregohet se ç’pjesë e dënimit është vuajtur, duke përfshirë informacion për ndalimet paragjyqësore, shkurtimet e dënimeve, si edhe për çdo faktor tjetër që ka të bëjë me
ekzekutimin e dënimit;
c. një deklaratë ku të shprehet pëlqimi për transferimin
e përmendur në nenin 3.1.d;
d. kur është e nevojshme, ndonjë raport mjekësor apo
shoqëror për personin e dënuar, informacione për
trajtimin e tij në shtetin dënues dhe ndonjë
rekomandim për trajtimin e tij të mëtejshëm në
shtetin zbatues.
3. Secili shtet mund të kërkojë të pajiset me çfarëdo
lloj dokumenti ose deklaratë të përmendura në paragrafin
1 ose 2 të mësipërm, para se të bëjë kërkesën për
transferimin ose para marrjes së vendimit për rënien dakord për transferimin e tij ose jo.
Pëlqimi dhe verifikimi
1. Shteti dënues sigurohet që personi i kërkuar për të
dhënë pëlqimin për transferimin në përputhje me nenin
3.1.d e bën këtë me vullnetin e tij dhe me dije të plotë për
pasojat e tij. Procedura për dhënien e këtij pëlqimi
rregullohet nga ligji i shtetit dënues.
2. Shteti dënues i jep mundësi shtetit zbatues që të
verifikojë nëpërmjet një konsulli ose një zyrtari tjetër, për
të cilin është rënë dakord nga shteti zbatues, që pëlqimi
është dhënë në përputhje me kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të mësipërm.
30 Nentor 2008