Perfundon kodi zgjedhor

Partite e medha PD dhe PS, te cilat udhehoqen me konsensus kete proces te rendesishem per zgjedhjet politike te vitit 2009, kane ndryshuar disa elemente te rendesishem ne kod.
"Risia kryesore eshte ndryshimi i sistemit nga maxhoritar ne proporional rajonal. Po ashtu kemi ndryshuar edhe numerimin, procesin e ankimimit si dhe elemente si financimi dhe mediat", u shpreh bashkekryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj.
Zoti Xhafaj nuk vecoi dhe beri asnje koment per thembren e Akilit ne kete kod zgjedhor ate te perberjes dhe menyres se zgjedhjes se anetareve te kosmisioneve te administrimit zgjedhor, nje arsye qe ka detyruar disa depuetete te partive te vogla te hyjne ne greve urie qe prej 4 ditesh.
Ai u tregua i matur ne komentin e tij rreth kesaj ceshtje duke lene te kuptohet se ne draft nuk ka ndryshuar asgje por duke ja lene vendimin nese do te kete ndryshim, salles se kuvendit
"Komisioni i reformes ka patur per detyre te pergatise projektin qe do te paraqitet ne kuvend. Komisioni e konsideron te perfunduar detyren e tij", theksoi Xhafaj.
Nevoja per ndryshimin e Kodit Zgjedhor erdhi si domosdoshmeri e ndryshimit te sistemit zgjedhor, por edhe si pasoje per te shmangur disa fenomene negative te zgjedhjeve te shkuara.
Dy partite e medha PD dhe PS ishin vendimtare ne hartimin e Kodit te ri Zgjedhor nje pervoje qe ka nisur ne vitin 2002 kur lideret e partive te medha Berisha dhe Nano celen siparin e konsensusit te te medhenjve per reformen, pavaresisht se kjo nuk kurseu inatet apo kontenstimet e te vegjelve, qe gjithsesi mbeten ne minorance per shkak te votave te tyre ne parlament.
Te vegjelit nuk mund te permbysin me kartonat qe kontrollojne, asgje, nese te medhenjte kane rene dakort.
Pas ketyre ndryshimeve ne kod, partite e vogla mund te ndikojne qe ne zgjedhje votat te mos grumbullohen te gjitha ne dy shporta, por duket se mundesite e krijimit te nje shporte te trete, jane reduktuar.