Dobjani, tjeter denoncim ndaj policise

Ne raportin me te fundit, avokati i popullit kerkon te procedohen dy police nga Shijaku, te cilet kane mbajtur ne furgonin e policise nje femije vetem 6 vjec, duke e marre ate ne pyetje pa pranine e prinderve.
Dy policet, per te cilet komisioneret kerkojne ndeshkim disiplinor, jane Gani Dama dhe Tonin Djaloshi. Sipas raportit te avokatit te popullit, femija me inicialet F.K ishte denoncuar nga nje kusheri i tij qe dyshonte se 6 vjecari i kishte vjedhur canten.
Te dy policet e kane gjetur te miturin ne rruge dhe e kane marre ne pyetje ne furgon pa pranine e te afermeve. Por kete fakt, dy policet e mohuan duke thene se e kishin kerkuar femijen por nuk e kishin gjetur dot.
Nderkaq, avokati i popullit replikon me pretendimin e policeve duke shtuar se per kohen kur femija eshte mbajtur ne furgon ka deshmitare, mes te cileve edhe dy 13 vjecare nga Shijaku.
Avokati denoncon se i mituri jo vetem eshte shoqeruar ne kushte te papershtatshme dhe pyetur pa pranine e prinderve apo psikologut, por edhe ne kushte te renda psikologjike dhe emocionale.
Ne mbyllje te raportit, avokati pervec disiplinimit te dy policeve kerkon qe efektivat e rendit te kene kujdes ne respektimin e te drejtave te njeriut, vecanerisht kur behet fjale per te miturit.