Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, pullë e përbashkët për Nënë Terezën
06/05/2010 Ministri Pollo: Marrëveshja mes tre postave e para në histori për nga lloji i vet
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Posta Shqiptare, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë, emetuan një emision pullash postare të përbashkëta. Ishin drejtuesit e këtyre institucioneve në prani edhe të ministrit për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, që deklaruan emetimin e këtyre pullave të reja. Fjalën e hapjes në konferencën e përbashkët për shtyp e mbajti ministri Genc Pollo, i cili theksoi se “jam shumë i kënaqur që ndodhem me drejtorët e përgjithshëm të Postave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët nënshkruajnë një marrëveshje, e cila është e para në histori për nga lloji i vet që parashikon bashkëpunime të rëndësishme për organizatat postare, por edhe me përfitim për tërë përdoruesit dhe përfituesit e shërbimit postar”. Më tej ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit shtoi se “mendoj që do kemi një shkëmbim shumë të mirë dhe të madh dhe përfitime nga të gjithë ata që marrin zarfe, dërgojnë pako apo në mënyra të ndryshme përfitojnë nga shërbimet postare. Ndërsa drejtori i Postës së Maqedonisë theksoi se “kam kemi nderin që në praninë ministrit Pollo ne krerët e administrative postare të nënshkruajmë edhe njëherë platformë bashkëpunimi në të gjitha sferat e administratave tona postare, por gjithashtu sot kemi nderin dhe të firmosin një marrëveshje për emetimin e një pulle postare të përbashkët Nënë Terezën me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare ku mendoj e misioni i saj, i postës dhe administratave tona postare ka shumë pika të përbashkëta”. Ndërsa Rafet Jashari, kreu i Postës së Kosovës pasi falënderoi ministrin për pjesëmarrjen duke iu bashkangjitur aktit solemn të firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes tri administratave postare, si dhe moment të veçantë vlerësojmë marrëveshjen për emetimin e pullës së përbashkët postare për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Ndërsa në fjalën e tij kreu i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, tha se “ky akt nga lloji i vet është disi i veçantë. Siç e tha dhe kreu i Postës së Maqedonisë z. Rustemi misioni i Nënë Terezës dhe shërbimit postar është i njëjtë në shërbim të njerëzve. Ne po fiksojmë në pullë, po përjetojmë jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Dhe jo rastësisht kemi vendosur të deklarojmë pikërisht sot emetimin e kësaj pulle pikërisht në këtë ditë të shënuar, pasi sot pulla Shqiptare mbush 97 vjeç”. Duke vazhduar fjalën e tij, Gorea theksoi se “shpresojmë që kjo marrëdhënie që sot merr udhë me një konkretizim nëpërmjet prodhimit të pullës së përbashkët do të vazhdojë dhe në planin e përmirësimit të kualiteteve cilësore si të administratave, ashtu dhe të shërbimeve që do të jenë në favor të njerëzve. Do marrim pjesë në projekte të përbashkëta në fushën e teknologjisë në kuadrin e organizatave postare të Post-Evropës dhe UPU-së. Pra, ne po konfirmojmë një treg më të madh shërbimesh mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë ku tashmë jemi një treg prej 10 milionë klientësh”.