Dështon skenari, PDI-ja nuk i garanton maxhorancës mandatin e sigurisë
Mbyllen pa sukses negociatat për t’i marrë PS-së një mandat për partinë e çamëve. PDI-ja diskuton në Kryesi dështimin e planit për marrjen e deputetit Shpëtim Idrizi
Plani i maxhorancës për të siguruar edhe një mandat tjetër, i cili do të konsiderohej si mandati i sigurisë për të duke përdorur Partinë për Drejtësi dhe Integrim, ka dështuar. Kjo parti, pjesë e koalicionit qeverisës, nuk arriti që të marrë në gjirin e saj deputetin e PS-së pas disa javësh negociata me të. Burimet zyrtare të PDI-së janë shprehur dje se është organizuar mbledhja e Kryesisë së partisë, ku ka qenë në rend të ditës një kërkesë e bërë nga deputeti socialist, Shpëtim Idrizi, për t’u bërë pjesë e kësaj force politike. Në mbyllje, partia që përfaqëson komunitetin çam thotë se ka refuzuar përfshirjen e tij në radhët e saj, duke u shprehur se “ne nuk do të bashkëpunojmë me ata që çështjen çame e kanë biznes”. Vetë zoti Idrizi nuk ka deklaruar asnjëherë publikisht se ka paraqitur kërkesën për të qenë pjesë e grupit të deputetëve të PDI-së, pasi ai e ka marrë mandatin me votat e elektoratit të PS-së.
Negociatat
Prej disa kohësh Partia për Drejtësi dhe Integrim ka deklaruar se ka nisur negociatat për të marrë disa deputetë që i përkasin komunitetit, çam në strukturat e partisë së tij. Madje, vetë kreu i PDI-së, zoti Tahir Muhedini, ka shfaqur idenë për krijimin e një grupi parlamentar. Pjesë e këtyre negociatave, sipas burimeve të kësaj partie, ka qenë edhe deputeti socialist, Shpëtim Idrizi. Ky fakt ka qarkulluar në mjediset politike dhe mediatike prej disa ditësh, por vetëm dje është mbyllur, pa arritur që të rekrutojnë në strukturat e PDI-së deputetin Idrizi. Partia që përfaqëson interesat e komunitetit çam arriti të marrë një mandat në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo kishte bërë marrëveshje me PD-në dhe tani është pjesë e koalicionit qeverisës. Sigurimi i një mandati tjetër do t’i jepte koalicionit “Bashkimi për ndryshim” 71 mandate pa ato që ofron LSI-ja.
Deklarata
Dështimi i negociatave për të rekrutuar deputetin Idrizi ka sjellë reagimin e PDI-së, e cila zyrtarisht ka njoftuar dje zhvillimin e një mbledhjeje të Kryesisë. “Një nga pikat e rendit të ditës të parashikuara për mbledhjen e sotme, (djeshme, - shën, red.) e cila ka interes edhe për mediat dhe opinionin publik, ishte shqyrtimi i kërkesës së z. Idrizi për t’iu bashkuar forcës sonë politike, PDI-së”, - thuhet në njoftimin zyrtar. Sipas tij, “kjo çështje u mbyll me deklarimin e çuditshëm të z. Idrizi në një nga mediat tona, i cili, me sa duket, nuk ka forcë e as kurajë të pohojë publikisht ato që ka thënë në takime konfidenciale”. “Arsyeja e vetme pro pranimit të z. Idrizi do të ishte rikuperimi i mandatit që na u vodh nga po kjo forcë politike”, – thotë njoftimi. Në mbyllje të deklaratës thuhet se PDI-ja “nuk do të bashkëpunojmë me ata që çështjen çame e kanë biznes”.
24 Gusht 2009