Donte të vidhte çantën me para, vodhi qenin

"Do të na pëlqente të shihnim fytyrën e hajnit kur në çantën e vjedhur ka gjetur vetëm qenushin", ka thënë zëdhënësi i policisë
Hajni ia kaishte vënë syrin çantës së shtrenjtë të një pasagjereje njëmbëdhjetë vjeçe që po priste të bënte çekimin në një sportel të Aeroportit të Dyseldorfit.
Por, pasi e mori çantën, ku llogariste të gjente të holla dhe gjëra tjera me vlerë, hajni është befasuar keq kur prej aty ka dëgjuar lehjet e një qeni të vogël Chihuahua.
Policia ka gjetur më vonë në një park të afërm çantën e shtrenjtë me qenushin brenda.
"Do të na pëlqente të shihnim reagimin e fytyrës së hajnit kur në çantën e vjedhur ka gjetur vetëm qenushin", ka thënë zëdhënësi i policisë së Dyseldorfit.
Ngjarja ka përfunduar me "happy end", pasi që qenushi i vogël i është kthyer shëndosh e mirë zonjushës. /albinfo/