Dështon takimi PD-PS, Presidenti të zgjidhet në tryezë me të gjitha partitë
Tiranë- Kryetarit i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi është takuar parditen e sotme me homologut të tij socialist Gramoz Ruçi, ku kanë diskutuar për zgjedhjen e prsidentit.
Pas takimit që ka zgjatur rreth 50 minuta, deputeti Gramoz Ruçi ka deklaruar se partia e tij i ka propozuar PD- së katër pika kyçe, mes të cilave i kërkon që presidenti të zgjidhet nga një tryezë e përbashkët mes të gjitha partive.
“I propozuarm PD një propozim i cili konstiton që të ketë një tyrezë me të gjithë krerët e partive politike, ku të finalizohen 4 çështje:
1.Të miratohet me procedurat e nevojshme Reforma Zgjedhore;
2. Të miratohet reforma paralamentare;
3. Të finalizohet formula për ndryshime kushtetuese për heqjen e imunuitetit të zyrtarëve;
4. Të finalizojë një proces dhe të miartojmë që në raundin e parë një president i paranuar nga të gjitha palët. Shpresoj që mazhoranca ta vlerësojë këtë propozim”, – deklaroi Ruçi.
Ndërsa deputeti Patozi deklaroi se nëse dhe PS ka të njëjtin qëllim mund të arrihet në një president të përbashkët. Por sipas tij ai nuk mund të zgjidhet nëpërmjet kërkesave.
Të mbajmë portën hapur të zgjedhim president konsensual, kjo nuk bëhet nëpërmjet urdhrave. Ne kemi prirjen për ti zgjidhur të gjitha ato pika, ku Rama kërkon që të lidhë reformat me presidentin”- tha Patozi.
Edhe sot të dy përfaqësuesit e partive nuk kanë biseduar për një emër konkret, pasi sipas tyre ka ende gjëra të tjera për tu zgjidhur.
Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët Edmond Spaho dhe Sajmir Tahiri.
I pari që e kërkoi këtë takim ishte deputeti demokrat Patozi, i cili ditën e premte me anë të një letre i kërkonte deputetit Ruçi që të zhvillonin një takim ku të bisedonin mbi zgjedhjen e presidentit të ri.
Gjithashtu ditën e premte negociatat për presidentin i nisi edhe kryeministri Berisha, i cili pati takime me kreun e LSI- së, Ilir Meta, kreun e PR- së, Fatmir Mediu, dhe kryetarin e PDIU- së Shpëtim Idrizi.
Letra e Patozit dërguar Ruçit:
Siç të gjithë e dimë, dje nisi procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Partia Demokratike, si forca kryesore e mazhorancës qeverisëse, e konsideron këtë si një moment solemn, jo vetëm për politikën, por për mbarë publikun shqiptar. Në filozofinë tonë, zgjedhja e Presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike.
Në këtë kontekst, ne jemi të prirur për një proces, sa transparent, aq edhe të qytetëruar, sa gjithpërfshirës, aq edhe serioz e kushtetues, i cili të nderojë secilin prej nesh dhe atë që ne përfaqësojmë.
Duke e konsideruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një çështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentarë, Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t`u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë. Për këtë qëllim, ne jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët Tuaj në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën dhe kohën që Ju e gjykoni të përshtatshme. Në pritje të një përgjigje nga ana Juaj, gjej rastin t`Ju shpreh konsideratën time më të lartë- shkruan Patozi.