Dështon takimi, avioni i Gruevskit nuk lejohet të ulet në Athinë
Gruevski nuk e pranon propozimin për emrin Maqedonia Veriore, ndërsa mund të quhet i dështuar një takim i mundshëm mes Gruevskit e Papandreut në Athinë. BBC deklaron se avionic qeveritar i Maqedonisë, nuk është lejuar të zbresë sot në Greqi, për shkak të emërtimeve që pala greke nuk i pranon.
Takimi mes të dyve do të zhvillohej për të negociuar për emrin, por duket se deklaratat e fundit të Gruevskit se propozimi për emrin e ri të vendit Republika Maqedonia Veriore për përdorim të përgjithshmëm, nuk do të ishte i pranueshëm, ka ngjallur pakënaqësi për palën greke.
Ndonëse nga Brukseli nuk ka komente zyrtare, mediat citojnë diplomatë evropianë, të cilët kritikojnë hapur kryeministrin Nikolla Gruevski.
Ata thonë se deklarata e tij e fundit, se është i papranueshëm për përdorim të përgjithshëm emri që mendohej se mund të ishte një bazë për kompromis Republika Maqedonia Veriore, mund të sjellë fundin e negociatave, por edhe integrimin e Maqedonisë.
(m.a/BalkanWeb)