E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

ELBASAN- Sërish debate mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Shqetësimi i ngritur në mbledhjes e radhës ka qënë analiza e punës në muajt e parë të këtij viti nga qeverisja vendore.

Kërkesa ka ardhur nga vetë Kreu i Këshillit bashkiak Blendi Himçi. Ky i fundit ka theksuar gjatë fjalës së tij se qytetarët elbasanas po përballen cdo ditë me probleme të mëdha, të cilat sipas tij duhet të zgjidheshin nga pushteti vendor.

Ndër këto probleme ai vecoi infrastrukturën rrugore të Elbasanit, duke fajësuar bashkinë për situatën e krijuar në rrugët kryesore. Një tjetër cështje për të cilën kanë debatuar këshilltarët e djathtë dhe të majtë ishte dhe anulimi i një kredie 8 milionë dollarëshe.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›