Vizat, Kacin: Kriza politike, mesazh i gabur për BE
STRAZBURG- Nënkryetari i delegacionit të Shqipërisë, Bosnjes, Malit të Zi e Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputeti slloven Jelko Kacin gjatë një interviste për BBC, tha se përplasjet politike në Shqipëri po dërgonin mesazhin e gabuar Brukselit se "liberalizimi i vizave nuk është përparësia kryesore" për udhëheqjen shqiptare.
Kacin deklaron se përplasja mes forcave politike po ndikon negativisht në imazhin që Shqipëria po prezanton në BE, ndërsa shton se duhet pasur parasysh që kriza po thellohet në vend të të zgjidhet. Kjo sipas Kacin, i dërgon BE mesazhin e gabur të Shqipërisë
“Ajo tashmë po e pengon imazhin e Shqipërisë, sepse duket qartë se disa forca politike do të dëshironin ta përdornin rastin e liberalizimit të vizave për të luftuar, ose koalicioni ose opozita, kushdo qoftë. Kjo përplasje po thellohet dhe nuk po kapërcehet, dhe siç e thashë, kjo dërgon një mesazh shumë të gabuar.
Në lidhje me kushtet teknike të Shqipërisë për liberalizimin e vizave, Kacin ka nënvizuar se këto kushte pak a shumë janë përmbushur, por sipas Kacin, ministrat e brendshëm të BE, pritet të marrin një vendim politik dhe jo teknik.
“Teknikisht çdo gjë është pak a shumë në rregull. Unë isha në Tiranë pak javë më parë. Ne na la përshtypje procesi i kontrollit dhe lëshimit të pasaportave dhe dokumentave të tjera. Pra, është shumë evidente se Shqipëria po përparon shumë shpejt, por ju ngritët pyetjen bazë, dhe pyetja bazë nuk është teknike, por është shumë politike dhe në fund të ditës do të jetë një vendim politik, i vendimmarrësve politikë që në këtë rast janë ministrat e brendshëm të BE-së.” – deklaroi Kacin.
(m.a/BalkanWeb)