E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti i Mitrush Kutelit në lulishten e Pogradecit

POGRADEC- Që prej mesditës së të martës, lulishtja qendrore në qytetin e Pogradecit ka edhe një tjetër monument që përket një emri të njohur të letërsisë shqiptare. Përballë atij të Lasgush Poradecit, tashmë është vendosur Mitrush Kuteli.

Në ceremoninë e vecantë morën pjesë të afërm dhe drejtues vendorë, të cilët vlerësuan kontributin e Kutelit në fushën e ekonomisë dhe në letërsi.
Monumenti i Kutelit ka të njëjtat përmasa me atë të Lasgush Poradecit dhe është punuar po nga i njëjti autor.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›