Dështon transporti ujor me Malin e Zi, pika kufitare Ura e Bunës-Vir Pazar, 7 vjet jashtë funksionit
Kthehet në hiç ëndrra e transportit ujor me Malin e Zi. Pika kufitare e Vir Pazarit edhe pse u rihap 7 vite më parë nuk funksionoi asnjëherë. Pasi u bënë premtime pafund nga të gjitha qeveritë, pasi u bënë inaugurimet e zhurmshme, situata ka shkuar në pikën e nisjes. Madje edhe një kioskë e vendosur si pikë shërbimi kufitar pranë Urës së Vjetër të Bunës tashmë nuk ekziston më, çka tregon se nga ëndrra e premtuar nuk ka mbetur asgjë. Në qershorin e vitit 2006 në Shkodër zyrtarisht u hap pika e kalimit kufitar Ura e Bunës-Vir Pazar. Si ide u hodh që në vitin 2004 dhe pas 2 vitesh bisedimi u nënshkrua marrëveshja. Qëllimi kryesor i kësaj pike kalimi ishte zhvillimi i turizmit, lëvizja e turistëve të dy vendeve me transport ujor. E ndërsa pala shqiptare bëri të paktën në dukje përpjekjet e saj duke krijuar një infrastrukturë modeste, homologët mala-zezë qëndruan indiferentë. Sipas tyre, nuk mund të niste transporti ujor, qoftë edhe vetëm për turistë, pa u krijuar të gjitha kushtet e nevojshme.
Një nga kriteret që sipas malazezëve ishte i paplotësuar, kishte të bënte me mundësinë për të lundruar mbi liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Por në fakt duket se matanë kufirit ka munguar dëshira për ta zbatuar një projekt të tillë, pasi lundrimi realizohej edhe pa bërë thellimin e lumit Buna në pjesën që ishte përcaktuar si trajektore lëvizjeje. Gjithashtu, malazezët nuk bënë asnjë ndërhyje në pikën e Vir Pazarit për të treguar se këtu ka një pikë kalimi, ndërkohë që kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë zyrtare. Të paktën pala shqiptare në dukje bëri disa përpjekje. Tani që kanë kaluar 7 vite nuk ka asnjë shenjë nga kjo iniciativë që gëzoi shqiptarët në dy anët e kufirit. Zona ku dikur ishte kioska e policisë kufitare është zënë me pedonalen e qytetit.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)