Kapen gjysëm toni hashash Lazarati, dy vetë në pranga
DURRES- Forcat e sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit kanë sekuestruar mbrëmjen e së premtes 500 kg hashash, që kishte si destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, janë vënë në pranga dy persona dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë. Burime zyrtare nga policia lokale, bëjnë me dije se sasia e madhe e lëndës narkotike që vinte nga fshati Lazarat u bllokua në plazhin e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Sfida”. Në pranga kanë përfunduar transportuesit e drogës: 32-vjeçari Ervis Bardhi nga Elbasani, si dhe 37-vjeçari Gentian Malindi nga Durrësi, të cilët akuzohen për “trafik të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
DROGA
Rreth orës 20:00 të së premtes, inspektorët e Antidrogës kanë ndaluar për kontroll në plazhin e Durrësit furgonin tip “Benz” me targa AA 938 AE, në të cilin udhëtonin 32-vjeçari Bardhi dhe 37-vjeçari Malindi. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar, brenda mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej gjysmë toni kanabis sativa, që ishte fshehur në thasë dhe në çanta. Menjëherë blutë kanë arrestuar dy personat e mësipërm. Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa aparate celulare dhe një shumë parash.
HETIMI
Sipas burimeve policore, sekuestrimi i 500 kg hashash u bë i mundur pas hetimeve intensive të bëra gjatë një muaji. Hetuesit e çështjes sqarojnë se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për aktivitetin e paligjshëm të Ervis Bardhit dhe Gentian Malindit, ata u vunë nën survejim që një muaj më parë. Po të njëjtat burime sqarojnë se tre personat e shpallur në kërkim janë banorë të zonës së Gjirokastrës. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë të mundur sigurimin e sasisë prej 500 kg kanabis sativa. Pas arrestimit, policia ka marrë në pyetje dy të akuzuarit për trafik droge, por ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të ngarkesës së mallit. Po të njëjtat burime saktësojnë se hetimi është kryer me metoda policore, çka do të thotë se brenda grupit ka pasur një person të infiltruar nga policia e Durrësit. Sipas këtyre burimeve, droga e marrë në Lazarat të Gjirokastrës do të transportohej nga Durrësi drejt Tiranës e pastaj drejt Malit të Zi në rrugë tokësore. Grupi i trafikantëve ka shfrytëzuar mbrëmjen e së premtes, gjatë kohës që të gjithë kanë qenë të fokusuar tek ndeshja e futbollit Shqipëri-Norvegji, për të bërë transportin e drogës. Materialet në ngarkim të Ervis Bardhit dhe Gentian Malindit iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)