Godo shoqëron Bashën në takimet me banorët
Punësimi dhe rritja e fuqisë blerëse janë përcaktuar si prioritete kryesore të kandidatit të mazhoracës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjatë prezantimit të kandidatit për njësinë bashkiake numër katër, Hysen Xhura, Basha bëri të ditur se vetëm nga ulja e taksave, krijimi i fondit të garancisë për kreditimin e biznesit dhe nisja e unazës së madhe, do të hapen 15 mijë vende të reja pune. Basha ka falënderuar edhe rivalin Rama, për votën që i dha projektit të tij për punësimin, duke theksuar se më mirë vonë se kurrë. Po dje, politikani i njohur Sabri Godo ka mirëpritur në lagjen e tij kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, dhe e ka shoqëruar atë në takimet me banorët, ku është njohur me problematikën e zonës. Ashtu si edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, infrastruktura, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe ambienteve argëtuese, kryesisht për fëmijët dhe të moshuarit, ishin problemet kryesore.