E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i Kodit, Meta kërkon takim me Ramën

Mat-Kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur sot nga Mati se do të kërkojë një takim me Edi Ramën për të negociuar për Kodin e ri Zgjedhor. Deklarata e tij u bë në qytetin verior ku ai gjendej në një takim me të rinjtë e LSI-së. Meta shprehet per here te pare, që pas kthimit të Kodit Zgjedhor në Parlamnet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

“E konsideroj kthimin e Kodit, si shans për përmirësimin e proçesit zgjedhor ndaj unë do të bëj një takim me kryetarin e PS-së, Ra, që të arrijmë standarte në zgjedhjet 2009”, tha Meta.

Ende nuk ka konfirmim nga selia rozë nëse Edi Rama do ta pranojë ftesën e Ilir Metës. Ky i fundit e akuzoi kreun socalist si bashkëpunëtor të mazhorancës në kohën kur ai protestonte për Kodin. Ligji i Kodit të Ri zgjedhor është krthyer tre ditë më parë nga Presidenti i Republikës për t’iu bërë disa ndryshime në afatet e datës së zgjedhjeve, pasi sipas Topit ligji nuk përputhej me Kushtetutën.

Ky përmirësim ligjor ka ngjallur edhe njëherë shpresat e të vegjëlve për t’u bërë edhe reflektimet e propozuara prej tyre në këtë ligj. Ilir Meta bashkë me 9 deputetët të tjerë të partisë së tij, të PDK dhe te G99 hynë në grevë urie në sallën e Parlamentit në kohën kur ligji mbërri për votim në Kuvend. Ato dolën nga greva pa u miratuar asnjë prej kërkesave të tyre, qe konsistonin në vendosjen e përfaqesuesve të tyre në komisionet e votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›