Sjam i lumtur Balotelli syte nga Milani

Manchester City është një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, por përtej blerjeve të bujshme siç ishte ajo e Sergio Agueros, trajneri Roberto Mancini duhet të përballet edhe me probleme që kanë të bëjnë me largmimin e lojtarëve.
Mario Balotelli vazhdon të prishë humorin e drejtuesëve të klubit. Sulmuesi, i cili u tranferua nga Interi sezonin e shkuar, duket se nuk ka gjetur veten në Premier Ligë, ndërsa në daljen e fundit përpara mediave ka shprehur hapur se nuk është i lumtur në Manchester."Ndjehem shumë keq në këtë qytet, por me skuadrën dhe trajnerin gjithcka shkon mirë. Manchester nuk hyn në shijet e mia dhe më ka marrë malli për qytetin dhe miqtë e mi”, ka thënë Balotelli, duke i hapur një tjetër rrugë largimit të tij të shumpërfolur nga kampionati anglez. Prej kohësh, sulmuesi flitet se do të transferohet te Milani, një mundësi që vetë Balotelli nuk e ka mohuar.
“Për momentin jam një lojtar I Manchester City. Sa i përket Milanit, mbase në të ardhmen mund të shkoj atje”, ka përfunduar Balotelli, i cili cilësohet si një prej taleneteve më të mëdhenj të futbollit italian në vitet e fundit.
Nertan Prifti