Zjarr në Lushnje, digjen 10 ha shkurre dhe ullishte

10 Ha shkurre dhe ullishte janë djegur në rrethin e Lushnjes, si pasojë e një zjarri të rënë në Komunën Karbunarë.
Zjarri, i cili mendohet të jetë aksidental, ka rënë në kodrën në veri të kësaj komune, ku për shkak të terrenit të vështirë zjarrëfikësit e kanë pasur të vështirë të shkojnë në vatrën e zjarrit.
Vet banorët dhe forcat e zjarrëfikseve me mjete rrethanore, po përpiqen të frenojnë flakët, të cilat të favorizuara nga era, po përhapen drejt banesave dhe familjeve që janë në afërsi të saj.