E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Ndryshimi i Kushtetutës, me komision

Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia i ftuar në studion e “Ora News”, ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai theksoi se kjo parti është e kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit, duke shtuar se PLL-ja është e përfaqësuar në Bashkinë e Tiranës me 2 anëtarë.

Duke u ndalur tek ndryshimet në Kushtetutë, Spahia deklaroi se këto ndryshime duhet të bëhen nga një komision i posaçëm. “Ndryshimet kushtetuse kërkohen nga PS-ja, që e ka miratuar këtë kushtetutë, që ka kërkuar ndryshime dhe amendime në vitin 2010 dhe nuk kërkohen ndryshime si rezultat i nevojës për ndryshime, por kërkohet për gabimet që ka bërë në kushtetutë. Nëse ne do kërkojmë ndryshime, të ngrihet një komision i posaçëm e të shihet e gjithë kushtetuta në tërësi”, u shpreh ai.
 

Nga ana tjetër, Spahia theksoi se PLL-ja pretendon se Shqipëria do të ishte më mirë të drejtohej nën regjimin mbretëror sesa një president.
Përsa i përket zërave të fundit për koalicionin PS-LSI, ai theksoi se nëse PS-ja kërkon të ftojë LSI-në në koalicionin e saj, është gjëja më normale të kthejë pas, gjithë akuzat që ka hedhur ndaj LSI-së, që nga krijimi i saj deri në ditën e sotme. Sipas tij, është domosdoshmëri që PS-ja, të bëhet pjesë e reformave, sidomos për reformën zgjedhore.
 

Kreu i PLL-së, po ashtu theksoi se kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për 100 ditë, do të realizojë premtimet që ka marrë para elektoratit.

“Unë do i sugjeroja për të filluar menjëherë me qendrën e Tiranës. Fillimi i shtatorit duhet të gjejë të lirë disa akse të kryeqytetit, sepse trafiku është i dendur”, vijoi ndër të tjera Spahiu.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›