Destinacioni “Majat e Ballkanit” Arben Muka
Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve ka vleresuar ditet e fundit me cmim te pare projektin "Majat e Ballkanit", nje destinacion qe shtrihet ne territorin kufitar te tre shteteve fqinje. Gjate muajve te dimrit eksperte te Keshillit Boteror te Turizmit dhe Udhetimeve, WTTC, ishin drejtperdrejt ne terren per te vleresuar ecurine e projektit "Majat e Ballkanit", qe perfshin tre vende Shqiperine, Malin e Zi dhe Kosoven. Javen e kaluar Samiti Boteror i WTTC-se qe u mbajt ne Dubai i akordoi ketij projekti njerin prej cmimeve te para nga kater kategorite ku pati konkurrim ne rang global. Cmimi e ka vleresuar kete destinacion si nje sukses ne zbatimin e programeve te bizneseve turistike me perfitime sociale, ekonomike, kulturore dhe mjedisore nga te gjitha palet e perfshira.
Destinacioni "Majat e Ballkanit", eshte nje shteg i gjelber me nje gjatesi te gjurmes se saj ne afer 192 km ku ne pjesen me te konsiderueshme shtrihet ne ate qe konsiderohet si Parku Ballkank i Paqes. Ky projekt eshte zbatuar nga Shoqeria Gjermane per Bashkepunimin Nderkombetar, GIZ shpk, ne kuader te Fondit te Hapur Rajonal, qe financohet drejtperdrejte nga Ministria Gjermane per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim, BMZ.
Trajtimi i zones si nje destinacion i perbashket
Zevendesdrejtori i zyres se GIZ ne Shqiperi, Ismail Beka, thote se ky destinacion nder vite eshte frekuentuar nga vizitoret vendas dhe te huaj ne menyre te vecuar, sepse kishte pengesa administrative, qe nuk lejonin kalimin e njekohshem neper ate territor me vlera te jashtezakonshme natyrore dhe te trashegimise kulturore dhe historike. Per te tejkaluar barrierat ka pasur nje bashkepunim mes tre vendeve ne disa nivele, nje sinergji mes qeverive, rajoneve, komunave, organizatave e shoqatave te turizmit si dhe te autoriteteve policore shqiptare, malazeze dhe kosovare per formalizuar procedura, qe sigurojne qasje me te lehte ne shfrytezimin e territorit si nje te tere, thote per DW Ismail Beka nga GIZ shpk.
"Per te ardhur deri ketu jane dashur shume energji. Ka pasur me heret projekte zhvilluese bilaterale me te tre shtetet kufitare. Per Shqiperine eshte i njohur projekti shumevjecar ne zonen malore te Thethit per ngritjen dhe konsolidimin e "guest house"-ve, si hotele familjare mjaft atraktive per vizitoret vendas dhe te huaj, qe frekuentojne turizmin malor dhe ate te aventures. Kooperacioni gjerman ka mbeshtetur dhe projekte te tjera per gjallerimin e resurseve turistike ne Mal te Zi apo ne Kosove. Keto investime te ndara hapen rrugen per ta trajtuar zonen e alpeve si nje destinacion te perbashket, si nje aleance te qendrueshme te burimeve njerezore dhe resurseve natyrore".
Ne zonen e alpeve prej vitesh ka pasur dhe mbeshtetje me projekte nga vende te tjera, si Austria, Anglia, Holanda, Italia, nga PNUD-i etj. Per te nxitur gjallerimin e jetes ne keto zona, ku perjetohet nje dimer i gjate dhe infrastruktura eshte problematike, per te nxjerre ne pah cilesine, qe kane banoret me mikpritjen e tyre dhe deshiren per te zgjeruar aktivitetin nderkufitar. Sipas eksperteve percaktuese ne ecurine e projektit "Majat e Ballkanit" ka qene dhe fryma kooperuese mes komunave te Pejes ne Kosove, te Plaves ne Mali te Zi, si dhe ne territorin e Shqiperise te komunave te Shales ne Shkoder dhe te Margegajt ne Tropoje.
Te punosh ne nje terren te tille nuk eshte e lehte. Pasi vetem per infrastrukturen e komunikimit mes partnereve te duhet kohe fizike. Por kjo nuk na ka penguar, pasi kemi gjetur gatishmerine dhe kembenguljen e aktoreve lokale ne te tre vendet. Kemi arritur dhe njehsimin e sinjalistikes turistike per te tre vendet, duke iu referuar modelit te Malit te Zi, qe u konsiderua si i perafruar me ate te BE-se. Dua te kujtoj nje percaktim qe beri gjate ceremonise se dhenies se cmimit ne Samitin e javes se kaluar ne Dubai, ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, kur nenvizoi faktin e kapercimit te rajonit ballkanik nga lufta ne paqe. Cmimi, qe ka marre destinacioni "Majat e Ballkanit" nga WTTC-ja, duhet pare si nje element i fuqishem marketingu per transformimin rajonal", thote Ismail Beka.
Integrimi rajonal si njw premise per integrimin ne BE
Dr. Banush Xhabrahimi, ekspert i ekonomise, mendon se keto destinacione me karakter rajonal duhen nxitur nga autoritetet, si dhe nga grupet i interesit, sepse jane nje konkretizim per integrimin mes vendeve ballkanike. Programe te tilla jane nje gje e prekshme, me impakt te drejtperdrejte per komunitetet, qe banojne ne zonat nderkufitare, por dhe me gjere, thote per DW dr. Xhabrahimi.
"Kalkulimi nuk mund te jete thjesht turistik, por si nje zhvillim dhe zgjerim tregu shumeplanesh njekohesisht. Destinacioni i perbashket turistik Shqiperi, Kosove e Mali i Zi nuk eshte mundesia e vetme, ndaj duhet gjykuar me kete mendesi dhe per programe te tjera dy ose me shumepaleshe, qe stimulojne zona te lira zhvilluese me leverdi te ndersjella ekonomike mes partnereve te perfshire. Keshtu mund te operohej dhe fjala vjen ne zonen e Prespes, si nje territor kufitar mes tre shteteve fqinje Shqiperi, Maqedoni e Greqi. Keshtu shkohet dhe ne favor te objektivit qe integrimi rajonal eshte nje premise shume pozitive per integrimin e ketyre vendeve ne BE. Eksperienca e vendeve te rajonit jep shume raste te ndermarrjeve te perbashketa me disa pale. Fundja kjo duhet jo vetem per zhvillim ekonomik, social, turistik etj., por ndihmon ne krijimin e psikologjise bashkepunuese, qe e largon me shume mentalitetin e agjendes se konfrontimit dhe acarimit me shteteve ballkanike, per ta bere rajonin edhe me te sigurt dhe me atraktiv per pjesen tjeter te kontinentit ose te globit”.