Drenica – Llamkos Kosova, pa fitues

Pasi u rikthye nga Gjakova me një barazim (0:0) dhe e mposhti Lirinë me rezultat minimal 2:1, skuadra vushtrriase e nxori një pikë edhe në udhëtimin që e pati në Drenicë, me të cilën ndau pikët, 1:1.
Madje, skuadra bardh e kaltër ka kaluar e para në avantazh në minutën e 19-të, kur pasi u rikthye topi nga shtylla, Labinot Jetullahu e mposhti nga afërsia portierin Artan Racaj.
Nuk kaluan mirë 10 minuta dhe kuq e zinjtë nivelizuan gjithçka në fushë. Në fakt, Arbër Prekazi e preku topin me dorë dhe gjyqtari dha penallti për vendësit.
Dhe, nga 11 metërshi i pagabueshëm ishte Taulant Dajaku, 1:1. Në pjesën e dytë, Jetullahu i udhëtuesve dështoi nga një rast i qindpërqindtë, ndërsa mikpritësit rrezikuan me Berat Hysenin.
Llamkos Kosova mbeti njëra prej tri skuadrave pa humbje nga tri xhirot e para, ndërsa Drenica dështoi ta regjistronte fitoren e dytë të sezonit.