Detajet e ditelindjes se zonjes liri berisha dje ne vilen 31
Suplementi UNE GRUAJA
MIRELA SULA
Dje nuk ka qenë një ditë e zakontë për bashkëshorten e kryeministrit shqiptar, zonjën Liri Berisha. Pikërisht ditën e 60-vjetorit të lindjes së saj ajo ka dashur ta ndajë me miq e dashamirës të cilët i ka ftuar në një festë të organizuar në Vilën 31, te ish Blloku. E veshur me një kostum ngjyrë gri, tejet elegant, dhe me një truk të lehtë në fytyrë ajo ka pritur dje në orën 18.00 me dhjetëra të ftuar të cilët kanë ardhur t’i urojnë asaj ditëlindjen. Në fillim askush nuk e ka ditur se cilin përvjetor po festonte zonja Berisha, pasi edhe në ftesën e saj të bërë me pak humor ishte shënuar “me rastin e 30 vjetorit”. Me të tillë humor dhe buzëqeshje u ka uruar edhe ajo mirëseardhjen duke mbajtur veç pak minuta fjalim ku ka treguar me të qeshur edhe vitet e saj, që në fakt nuk ia tregojnë aspak moshën. “Kur festoi Saliu 60-vjetorin – tha ajo- i pëlqeu të besonte se në fakt sapo kishte mbushur 30 vjeç... Ndërsa unë sot po them se mbush 26...” – është shprehur ajo si me shaka duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për ardhjen e tyre si dhe duke i ftuar në një koktej i shtruar enkas për ta.
Dhe gjatë koktejit kanë pasur rast të gjithë jo vetëm të shijojnë ushqimet pikante të përgatitura për këtë gëzim por edhe të takohen me njëri-tjetrin në një ambient jozyrtar. Në tingujt e një muzike të lehtë, me gota vere ne duar të pranishmit kanë shijuar edhe biseda të këndshme mes tyre. Ka qenë një mbrëmje e mbushur me fjalë të mira dhe komplimente pa fund, jo vetëm për doktoreshën që ishte mbretëresha e kësaj darke por prezencën e të ftuarve. Një ambient ku dominohej me gra të bukura, të fisme, veshje të zgjedhura, elegancë, delikatesë dhe shkëlqim. Krejt natyrshëm vije re se si çdonjëra prej tyre ishte kujdesur për lookun, modelin e flokëve, kombinimin e ngjyrave... Pasi kanë uruar dhe përshëndetur me radhë zonjën Berisha kanë nxituar të gjejnë fytyrat e njohura për t’u takuar dhe shkëmbyer biseda. Ka qenë ky një rast i mirë për t’u parë me njëra tjetrën dhe për të shijuar disa çaste intime të këndshme, larg kamerave dhe paparaceve në një ambient kaq të gëzueshëm. Në grishjen e kësaj atmosfere nuk janë ngutur aspak të ikin shpejt pas koktejit, siç ndodh rëndom. Përkundrazi, duke qenë fundjavë, të ftuarat kanë qenë të ngeshme të rrinë gjatë dhe të bisedojnë për gjëra nga më të ndryshmet, por duke lënë mënjanë politikën.
“Angazhimi me Fondacionin më bën të ndihem më e re”
Zonja Liri Berisha gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar në jetën publike. Aktivitetet e saj janë shquar jo vetëm brenda protokollit qeveritar, por siç dihet tashmë ajo po luan një rol shumë aktiv në fushën e bamirësisë. Duke qenë prej më shumë se dy vitesh në krye të “Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë” jeta e saj shoqërore është bërë akoma më e gjallë dhe e dobishme në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Edhe pse sapo i ka mbushur të 60-at ajo tregon se nuk i ndjen aspak vitet mbi shpinë. “Vërtetë kam kaluar vite të cilat nuk kanë qenë fort të lehta, të mbushur plot vështirësi e sfida, por nuk i ndjej aspak vitet kur mendoj se kam shumë punë për të bërë në dobi të Fëmijëve në nevojë”. Madje një moshë e tillë duket tepër e favorshme për të: fëmijët janë rritur, jeta e saj profesionale është përmbushur e tani ndjehet më gati se kurrë për t’iu përkushtuar punës, profesionit të saj e sidomos pozicionit që ajo ka në krye të Fondacionit. Ndoshta është pikërisht ky angazhim që e ka bërë atë të mos i ndjejë aspak vitet dhe të ndihet e re përballë sfidave që e presin akoma në këtë fushë.
Një festë e mbushur me femra VIP
Për çudi në këtë festë kaq elegante dhe të mbushur me atmosferë pozitive kanë munguar burrat. Në një ambient të bollshëm të Vilës 31 kanë zënë vend me dhjetëra gra të cilat kanë ardhur me tufa lulesh nëpër duar. Secila e veshur bukur dhe me finesë, për të respektuar këtë festë dhe vetë zonjën Berisha, ka ardhur vetëm ose e shoqëruar me shoqe apo kolege. Të parat kanë nxituar të vijnë gratë e stafit të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë të cilat punojnë me doktoreshën dhe janë bërë tepër familjare me të. Më pas kanë ardhur kolege, mikesha të vjetra, pjesëtare të familjes etj. Nuk kanë munguar as gratë Vip të politikës shqiptare. Në këtë gëzim të saj kanë qenë gjithashtu të pranishme kryetarja e kuvendit shqiptar zonja Jozefina Topalli, zonja e parë e vendit Teuta Topi, Ministiria e Integrimit, zonja Majlinda Bregu, deputetja Lajla Pernaska, zv/ministret zonja Marjeta Zaçe dhe Zana Turku, bashkëshortja e Minstrit Basha, zonja Aurela Basha, zëdhënësja e kryeministrit, zonja Juela Meçani etj.
Në festë e bija Argita dhe mbesa Elvana
S’kishte si të mos ishte e pranishme edhe bija e saj e përkushtuar. Argita, bija e saj e vetme, e veshur me një fustan elegant dominuar në ngjyrë jeshile ka ardhur që në çastet e para të fillimit të festës për të qenë krah së ëmës. Ajo i ka pritur dhe falenderur me radhë të gjitha të ftuarat duke u përpjekur që t’u japë të gjithëve vëmendjen e duhur. Me një thjeshtësi të natyrshme dhe me mjaft përzemërsi ajo ka qenë vazhdimisht në lëvizje për të respektuar të gjithë mysafiret e nënës së saj. Edhe mbesa e familjes, Elvana Hana, dje është shfaqur në këtë ditë gëzimi më elegante se kurrë. E veshur me një fustan të zi, me pak dekolte dhe me taka fine ajo ka qenë mjaft aktive duke e shprehur harenë e saj përmes kërcimit.
pa gazetare dhe pa Paparace
Edhe pse me një pjesëmarrje tepër të madhe, ku të tria sallat e bollshme të hollit ishin të mbushura me të ftuar, zonja Berisha nuk ka dashur aspak që gëzimi i saj të kthehej në lajm për mediat e përditshme. Ka qenë një ambient krejtësisht familjar ku secili prej tyre ka përdorur aparatin personal të fotografive duke dashur të ruajë një kujtim të bukur nga kjo mbrëmje. Edhe këto foto janë bërë në mënyrë krejt sporadike dhe këto rreshta janë thjesht mbresa të hedhura natyrshëm menjëherë pas festës. Fotografët kanë qëndruar përtej rrethojës së Vilës 31 në pritje të mysafirëve por nuk kanë mundur të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje.