E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugë e re për shqiptarët në veri

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 20:46

Drejtoria për Infrastrukturë dhe Zhvillim e Komunës së Mitrovicës ka filluar hapjen e rrugëve me ekskavatorë përmes territorit të Shalës drejt fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë, fshatra shqiptare që ndodhen në territorin e komunës së Leposaviqit, për të mundësuar qarkullimin e lirë të banorëve shqiptarë të asaj ane.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, thotë se Komuna ka angazhuar një kompani për hapjen e rrugës nga fshatrat Kelmend dhe Zhazhë në drejtim të fshatrave që ndodhen në thellësi të komunës së Leposaviqit.

Ai ka thënë se situata ka imponuar që komuna të veprojë shpejt, ndërkohë që punimet do të përfundojnë brenda dy ditëve. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se komuna të premten u ka dërguar artikujt ushqimor 30 deri 40 familjeve që ndodhen në këto fshatra, të cilat janë bllokuar për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët në lokacione të ndryshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›