Specialistet: Kujdes, pritet rikthim i gripit
Ulja e temperaturave pritet qe te rrise ndjeshem numrin e personave te prekur nga virozat gripale. Por, pervec ketij faktori, nje tjeter rritje do te jete edhe per shkak te periudhes. Specialistet e Institut te Shendetit Publik parashikojne se ne fund te muajit janar dhe ne vazhdim te muajit shkurt te semuret me viroza gripale do te shenoje edhe numrin me te larte. Ky numer parashikohet te jete i njejte me ate te personave te cilet u preken ne fund te vitit te kaluar, ku u shenuan mbi 13 mije raste. "Muajt e fundit te dimrit gjithmone kane nje shtim te rasteve te te prekurve nga virozat gripale. Kjo parashikohet edhe gjate muajit shkurt dhe fundit te ketij muaji", kane pohuar dje epidemiologet e ISHP-se. Sipas tyre, megjithese nuk eshte periudha me e pershtatshme per te bere vaksinen anti-grip perseri keshillohet per te mbrojtur ata persona, te cilet nuk jane prekur. Dhe me te rrezikuarit jane moshat e treta si dhe femijet e vegjel. Ne Qendren Universitare "Nene Tereza" cdo dite raportohen mbi 150 femije qe vizitohen me shenja te simptomave gripale dhe rreth 60 persona te rritur, prane sherbimit infektiv. Nderkohe, vetem nje dite me pare, Autoriteti Shendetesor Rajonal ka pohuar se do te beje te mundur vaksinimin e personelit shendetesor. Vaksina qe do te injektohet te keta persona eshte ajo kunder gripit, por qe sherben edhe per gripin e shpendeve. ASHR-ja ka marre kete vendim per vete faktin se bluzat e bardha jane personat te cilet kane kontaktin me te madh me pacientet e prekur nga viruse te ndryshme gripale.