E Diel, 1 Nëntor 2026

Haracija 5 muaj burg per shperfillje te Hages

Tribunali Nderkombetar i Hages per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi ka denuar me pese muaj burgim ish-ministrin e Kultures, Astrit Haracija, per shperfillje te gjykates. Ndersa ish-keshilltari i tij, Bajrush Morina, eshte denuar me 3 muaj burg. Haracija dhe Morina jane shpallur fajtore se me vetedije kane nderhyre ne procesin e gjykimit, duke u munduar te ndikojne tek nje deshmitar i mbrojtur nga gjykata, ne rastin e Ramush Haradinaj dhe te tjereve. Prokuroria ka pohuar se ne korrik te 2007, Haracija, ne ate kohe minister i Kultures, Rinise dhe Sportit ne qeverine e Kosoves, si dhe bashkethemelues i fondit te ashtuquajtur "Komiteti per Mbrojtjen e Ramush Haradinajt", e ka udhezuar keshilltarin e tij, Bajrush Morina, te udhetoje drejt nje vendi, ku banonte ky deshmitar dhe ta binde ate qe te mos deshmoje ne gjykate. "Dhoma e Gjykates ka gjetur deshmi te ngritura mbi dyshime te arsyeshme se Astrit Haracija, duke e ditur se deshmitari dy, do te deshmonte para Tribunalit, e ushtroi ndikimin e tij mbi Bajrush Morinen", thuhet ne njoftimin e Tribunalit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›