E Diel, 1 Nëntor 2026

Seman, gjenden në breg 9 peshkaqenë të ngordhur

Plot 9 peshkaqenë të ngordhur janë gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Semanit nga pushuesit. Nuk dihen shkaqet e daljes së tyre në breg, por sipas peshkatarëve ata mund të jenë kapur me rrjetë ose janë vrarë më lëndë plasëse. 

FIER- Gjenden 9 peshkaqenë të ngordhur në bregdetin e Semanit. Mëngjesin e sotëm, pushuesit në këtë plazh kanë gjetur në breg 9 peshkaqenët e vegjël, por të ngordhur.
me ngjyrë të bardhë në gri, gjatësia e tyre arrinte në 50 centimetra.
Nuk dihet se si ata mund të kenë përfunduar në rërë jashtë detit, por sipas peshkatarëve në zonën përreth ata mund të jenë kapur me rrjetë ose janë vrarë më lëndë plasëse dhe më pas janë braktisur. Kjo për shkak se mishi i tyre nuk mund të konsumohet. Një vit më parë po në këtë plazh peshkatarët kanë zënë me rrjetat e tyre 4 peshkaqenë të llojit tigër me gjatësi 1.5 metra që sipas tyre janë të parrezikshëm për jetën e njerëzve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›