KQZ përfundon numërimin e kutisë 0211 të Shkodrës
Përfundon numërimi i kutisë së parë të KZAZ 41 në Shkodër të cilën paraditen e sotme, KQZ vendosi ta numërojë. Nisja e numërimit është shoqëruar me kundërshtime nga ana e komisionerëve socialistë.
TIRANE- Përfundon numërimi i kutisë së parë të KZAZ 41 në Shkodër të cilën paraditen e sotme, KQZ vendosi ta numërojë.
Pas numërimit të kutisë numër 0211 Partia Demokratike ka marrë 278 vota, ndërsa PS 38 vota. Përpara nisjes së numërimit ka patur kundërshtime nga ana e komisionerëve socialistë.
Eridjan Saljani ka kërkuar që kutia të mos numërohet për shkak se kapaku i saj ishte i lëvizshëm dhe në të mund të futeshin dhe të nxirreshin lirisht fletët e votimit.
Saljani ka pretenduar të mbetet në fuqi vendimi i KZAZ 41, që e ka konsideruar të parregullt këtë kuti.
Ndërkaq nuk kanë qënë të të njëjtit mendim komisionerët e djathtë.
Komisioni zgjedhor akltualisht po merret me shqyrtimin e materialeve zgjedhore të kutisë 0342 dhe më pas do të kalohet në numërimin e fletëve të votimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)