Gjykata, burg te tretit te trafikut te armeve
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda jep masen e sigurise “arrest me burg” per nje 47- vjecar te akuzuar per trafik te armeve. Bajram Celepia e ka lene ne dore te gjykates vleresimin e mases se sigurise diten e djeshme, nderkohe qe mbrojtja i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase me te bute. Celepia, sipas organit te akuzes, dyshohet se ne bashkepunim me dy vellezerit, Blerim dhe Flamur Mehaj, ne Shkoder, trafikonin arme dhe municione luftarake. Pas arrestimit te dy vellezerve nga policia e Shkodres, me 23 janar te ketij viti, u shpall ne kerkim edhe 47-vjecari. Nderkohe qe ky i fundit ishte nen masen e sigurise “arrest me burg” ne mungese.
R.C