E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyra te veshtira per qeverine greke

Negociatat mes Trojkës dhe Greqisë mbi paketën e shkurtimeve prej 11,5 miliardë euro të nevojshme për zhbllokimin e pagesës së këstit të ndihmës kanë qenë produktive dhe kanë regjistruar progrese të mira. Negociatat do të rinisin në shtator ndërkohë që Athina ka rreth një muaj kohë për të punuar me masat e shkurtimeve që duhet të përmbushin kërkesën e kreditorëve ndërkombëtarë dhe anëtarëve te qeverisë së koalicionit. Pavarësisht pëlqimit nga ana e përfaqësuesve të trojkës për planin e detajuar të kursimeve të përgatitur nga qeveria, kjo e fundit duhet të arrijë objektivat pasi pa aprovimin e BE, BQE dhe FMN Athina nuk mund të përfitojë paketën e ndihmës prej 31 miliardë eurosh. Ministri grek i financave Stournaras duhet të përmbush jo vetëm kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë por edhe ato të palëve të koalicionit qeverisës të Pasok dhe të majtës demokratike, që kërkojnë shmangien e shkurtimeve të pensioneve, pagave publike dhe ndihmave sociale. Rreth 6 miliardë nga 11,5 miliardë euro në total të shkurtimeve duhet të arrihen përmes pagave të sektorit publikë, pensioneve dhe ndihmave sociale. Në këto masa bëhet fjalë për një rritje të moshës së pensionit në 66 vjec apo ndoshta edhe 67 vjeç nga mosha aktuale 65. gjithashtu Greqia duhet tu bëjë ballë shpenzimeve dhe borxhit publik deri në shtator. Privatizimi i kompanive shtetërore dhe shkrirja apo mbyllja e institucioneve publike është një tjerë hap që duhet ta përmbush qeveria greke. Për këtë gjitha këto reforma kryeministri greke Antonis Samaras është takuar të hënën me të dy liderët e tjerë të koalicionit, Evangelos  Venizelos dhe Fotis Kouvelis, ndërkohë që një tjetër takim është parashikuar për ditën e martë në mbrëmje. Gjithashtu mësohet se Samaras do të takohet edhe me kreun e Eurogrupit, Jean Claude Juncker më 22 gusht në Athinë, me kancelaren Merkel më 24 gusht në Berlin dhe presidentin francez Hollande më 25 gusht në Paris

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›