E Diel, 1 Nëntor 2026

“Detyrim paraqitje” për 7 të arrestuarit në protestën e Opozitës

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur që u ndaluan nga autoritetet në lidhje me protestën e 10 shkurtit.

Raportohet për 7 të miturit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, një herë në muaj.

Protesta e 10 shkurti u karakterizua nga tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, që patën përplasje me hedhje të molotovëve nga ana e tubuesve dhe me ujë me presion e gaz lotsjellës nga policia.

Kujtojmë se, protesta e rradhës e opozitës është programuar për në datë 20 shkurt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›