“Detyrim paraqitje” për “dedektivin” gjerman

29/03/2005 Vendimi i gjykatës, bllokohet pasaporta
SHKODËR – Shtetasi gjerman, Gunter Ullbricht, i ndaluar disa ditë më parë, do të paraqitet dy herë në javë para organeve të hetimit. “Detyrim paraqitje” ka caktuar dje gjykata e rrethit të Shkodrës, pasi ka shqyrtuar çështjen e shtetasit gjerman 36- vjeçarit, Gunter Ullbricht, i cili është kapur nga policia, të premten e kaluar. Prokuroria e rrethit Shkodër kishte lëshuar urdhërndalimin ndaj këtij shtetasi, me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim të një autoveture, të prodhimit të ri, tip BMV 525 L me targa gjermane HH-PY 7074. Ky shtetas ishte ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit më 24 mars, teksa po kalonte me këtë makinë. Lidhja e Sektorit të Luftës kundër Krimit të organizuar, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, me Interpol Tiranën, ka nxjerrë në pah se kjo makinë ishte vjedhur në Gjermani, më datën 18.06.2004. Shtetasi gjerman është mbrojtur nëpërmjet avokatit të tij, Bujar Hoti, duke dhënë të njëjtat shpjegime të mëpërparshme të policisë, sipas të cilave ai nuk është trafikant makinash, por agjent privat i ngarkuar për të gjetur këtë makinë të vjedhur në Gjermani dhe të ardhur në Shqipëri dhe se makinën e kishte gjetur të braktisur në rrugët e Tiranës. Por të dhënat e policisë, se kjo makinë i përkiste një shtetasi nga Tirana, që kishte bërë denoncim në polici për vjedhjen e kësaj makine në parkingun e lënë, kanë bërë që prokurori i çështjes, Lazër Çardaku, të kërkojë nga gjykatësi i çështjes Gentian Mehja, masën e detyrimit me paraqitje dy herë në javë në pranë Prokurorisë si dhe detyrim ndalimin e largimit nga Shqipëria të këtij shtetasi të huaj, deri në përfundim të hetimeve përfundimtare. Gjykatësi e ka pranuar kërkesën e prokurorit Çardaku dhe e ka dhënë një vendim të tillë. Në fund është vendosur se pas plotësimit të dokumentacioneve përkatëse, dosja në ngarkim të shtetasit gjerman do të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës, për arsye se vjedhja e makinës është kryer në kryeqytet.