Makina e eskortës së Fatos Nanos, aksidenton për vdekje 85-vjeçaren

29/03/2005 Nga aksidenti i rëndë edhe pesë të plagosur
LUSHNJE – Një fuoristradë e eskortës së Kryeministrit, ka aksidentuar për vdekje dje një 85-vjeçare, pas përplasjes me autoveturën në të cilën udhëtonte e moshuara, bëri të ditur dje televizioni A 1 në Tiranë. Nga kjo përplasje janë plagosur rëndë edhe pesë persona të tjerë.
Aksidenti i rëndë automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor Fier–Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Savër të rrethit të Lushnjës, si pasojë e përplasejs së dy automjeteve që lëviznin në drejtime të kundërta me njëra-tjetrën.
Automjeti tip “Benz”, me targa TR 8084 F, e kompanisë Sh.a. “Spektër”, ku ndodheshin nëndrejtori i kësaj kompanie, Theofan Papavangjeli së bashku me të afërmit e tij, është përplasur me automjetin tip fuoristradë “Toyota”, me targa TR 5667 I, e “identifikuar” nga familjarët e viktimave, si automjet i eskortës së Kryeministrit Fatos Nano.
Në aksident ka humbur jetën 85-vjeçarja Gjyle Veliu, e cila po udhëtonte së bashku me burrin e mbesës së saj.
Ngjarja
Rreth orës 06.30 minuta, dy automjetet kanë qenë duke lëvizur në kahe të kundërta, në afërsi të fshatit Savër. Ndërsa “Toyota” udhëtonte në kahun Fier–Lushnjë, “Benzi” i Sh.a. “Spektër” udhëtonte në kahun e kundërt. Rruga e ngushtë dhe me shumë gropa, si dhe shpejtësia e madhe kanë bërë që drejtuesi i automjetit fuoristradë të humbasë kontrollin e automjetit dhe të përplaset me autoveturën. Si pasojë e kësaj përplasjeje, fuoristrada ka përfunduar në kanal. Ndërkohë ka humbur jetën 85-vjeçarja Gjyle Veliu, e cila udhëtonte në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga Theofan Papavangjeli, burri i mbesës së saj.
Nga të dhënat nga vendi i ngjarjes, mësohet se janë plagosur të gjithë pjesëtarët e dy automjeteve, Zail Papavangjeli, 65 vjeç, Theofan Papavangjeli, 34 vjeç, Denis Karabelliu, 12 vjeç, Altin Muça, si dhe drejtuesi i fuoristradës, Bajram Gropa, 28 vjeç, i martuar me dy fëmijë.
Deklarimet
Pas ngjarjes së djeshme, deklarime të ndryshme implikonin si shkaktare të këtij aksidenti automjeitn tip fuoristrada “Toyota”, e cila, sipas familjarëve, mësohej se ishte e Kryeministrisë.
Ndërkohë, këtë variat mbronte dje edhe televizioni A 1 në Tiranë, i cili bënte të ditur se aksidenti është bërë me makinën e Kryeministrisë, e cila udhëtonte në krahun e gabuar të rrugës.
Nga ana tjetër, burimet policore nuk e konfirmonin akuzën e familjarëve të viktimave.
Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë së Lushnjës, bëri të ditur se automjeti fuoristradë “Toyota” ishte e Albtelekomit, ndërsa saktësoi se i ishin mbajtur edhe letrat.
Lidhur me dyshimet se ky automjet i përkiste Kryeministrisë, shefi i rendit sqaroi se, Kryeministri Fatos Nano, nuk ka kaluar dje nëpër aksin rrugor Lushnjë–Fier.
Hetimi
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ndërkohë që viktima dhe të plagosurit janë përcjellë për në spitalin e Lushnjës. Në vendngjarje, përveç ekspertëve të qarkullimit rrugor, ka qenë prezente dhe një prokurore e organit të akuzës së këtij rrethi. Grupi i hetimit ka kryer të gjitha veprimet proceduriale, duke marrë dhe deklarimet e të mbijetuarve nga përplasja e dy makinave, si dhe ka bërë matjet e duhura në vendin e përplasjes. Ndonëse ende nuk është dhënë një përgjigje përfundimtare zyrtare, në lidhje me rrethanat dhe fajësinë e këtij aksidenti, burimet tona thanë se drejtuesi i fuoristradës për të shmangur rrugën e gropëzuar si dhe duke qenë më shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka shkaktuar goditjen me Benzin që udhëtonte përballë tij.
Mjekët
Bluzat e bardha të spitalit të Lushnjës u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Mjekët kanë pohuar se në gjendje tepër të rëndë aktualisht ndodhet drejtuesi i fouristradës, Bajram Gropa, i cili kishte marrë goditje jo vetëm nga përplasja me automjetin tjetër, por dhe nga rënia në kanal. Aktualisht, ai ndodhet në reaminacionin e këtij spitali nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërsa trupi i pajetë i 85-vjeçares është nisur drejt Vlorës, në mesditën e djeshme. S
ë bashku me të ka shkuar dhe nipi i viktimës Theofan Papavangjeli, i cili ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka kërkuar të dalë nga spitali për të qenë afër kësaj fatkeqësie familjare. Sipas familjarëve të të përfshirëve në aksident, komisariati i Lushnjës ka dhënë dje ndihmesë maksimale për të dëmtuarit, duke krijuar lehtësira edhe për transportimin e tyre drejt Vlorës. Akoma nuk konfirmohet nëse do të ketë ndonjë masë arresti për këtë ngjarje të paktën deri në përmirësimin e shëndetit të shtetasit Bajram Gropa.
Viktimat
E vdekur
Gjyle Veliu, 85 vjeç, nga Vlora
Të plagosur
Zaim Papavangjeli, 65 vjeç
Theofan Papavangjeli, 33 vjeç
Denis Karabelliu, 12 vjeç
Barjam Gropa
Altin Muça