Rënia e Miteve
29/03/2005 Kthimi i disa prej ish-themeluesve më me emër në Partinë Demokratike ka shkaktuar shumë pështjellim jo vetëm në kampin kundërshtar, por edhe midis disa analistëve të pavarur. Reagimi nga Partia Socialiste dhe simpatizantët e saj të majtë është mëse i kuptueshëm. Ata i shqetëson rritja e kapitalit politik të Partisë Demokratike dhe mundësia gjithnjë e më e prekshme e rotacionit politik. Është gjithashtu i kuptueshëm edhe reagimi i disa analistëve ‘të pavarur’, të cilët e kanë ngritur emrin dhe karrierën e tyre mbi urrejtjen patologjike për Partinë Demokratike në përgjithësi dhe Berishën në veçanti. Por, pështjellimi dhe tronditja nga lëvizja më e fundit në gjirin e opozitës nuk kufizohet vetëm në këto grupe. Edhe analistë, të cilët ndonëse kanë arritur të ruajnë koherencën në qëndrimet e tyre dhe nuk janë kundër rotacionit politik, përsëri janë po aq të tronditur sa edhe dy kategoritë e para. Pra, lëvizja e fundit ka prekur diçka përtej ndarjes pro apo kundra rotacionit politik.
Në thelb, kjo lëvizje ka krisur rëndë mitin e ngritur me kujdes dhe gjatë një kohe të gjatë të liderit të opozitës, Sali Berisha, si autoritar, diktatorial dhe intolerant i pandreqshëm. Këto karakteristika, atij i janë veshur si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Mbi to ka pasur një konsensus të gjerë, madje edhe midis atyre që ndaheshin mbi faktin nëse rotacioni politik duhet të ndodhë apo jo. Edhe një grup analistësh, në favor të kalimit në opozitë të Partisë Socialiste, e ka argumentuar domosdoshmërinë e rotacionit si e keqja më e vogël, duke e marrë si të qenë faktin se Berisha është autoritar dhe intolerant.
Lëvizja e fundit është tronditëse pikërisht për këtë fakt; ajo ka krisur të gjithë kuadrin analitik të zhvillimeve politike në Shqipëri. Ky është thelbi i pështjellimit, pavarësisht se ai fshihet në argumente herë-herë qesharake dhe herë-herë kontradiktore, në bazë të të cilave PD-ja kritikohet edhe për përjashtimin e këtyre individëve edhe për faktin se e ka pranuar që ky përjashtim ishte i gabuar. Në thelb, lëvizjet e fundit në gjirin e PD-së kanë tronditur një sistem të “vërtetash” të bazuar mbi disa presupozime bazë mbi karakterin dhe psikologjinë e këtij apo atij lideri. Në këtë sistem presupozimi i ‘thelbit’ diktatorial dhe intorelant të Berishës, ashtu sikurse dhe presupozimi mbi ‘thelbin’ liberal të Nanos, kanë qenë themelet e botëkuptimit analitik të zhvillimeve politike shqiptare nga shumica e analistëve lokal. Në fakt, pikërisht për këtë arsye, shumica e analizave politike në Shqipëri i përngjasin në të shumtën e rasteve ose një thashethemi analitik, ose një analize thashethemi. Në shumicën e tyre ato përqëndrohen te karakteri i këtij apo atij lideri, duke e marrë atë si statik dhe të pandryshueshëm.
Pikërisht këtu qëndron edhe një nga problemet më themelore të kësaj qasjeje. Ajo, mbase e frymëzuar nga materializmi dialektik, e merr si të qenë faktin se brenda çdo individi ka një realitet objektiv dhe të pandryshueshëm që përbën ‘natyrën’ e tij njerëzore. Është pikërisht kjo ‘natyrë’ apo ky ‘thelb’ i individit që është burimi dhe shpjegimi i tërësisë së veprimeve të tij politike. Kështu, Sali Berisha është në ‘thelb’ autoritar dhe veprimet e tij politike kanë qenë, janë dhe do të jenë autoritare. Për të njëjtat arsye, Nano, si pasojë e natyrës së tij në ‘thelb’ liberale, ka vepruar, vepron dhe gjithmonë do të veprojë në mënyrë liberale.
Ky arsyetim ka kohë që është hedhur poshtë nga faktet, jo vetëm nga lëvizjet e fundit mjaft ‘tolerante’ të Berishës, por edhe nga autoritarizmi në rritje i Nanos në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë Socialiste. Një arsyetim i tillë nuk qëndron, pasi ai bazohet mbi premisa të pavërteta. Ai anashkalon faktin se veprimet e një individi nuk janë thjesht pasojë e karakterit të tij, por edhe produkt i tërësisë së faktorëve që e kushtëzojnë karakterin dhe veprimtarinë e personit në fjalë. Ai, gjithashtu, injoron faktin se njeriu është një qenie mjaft komplekse dhe se anjë individ nuk ka një ‘thelb’ tërësisht të mirë apo tërësisht të keq, totalisht autoritar apo totalisht liberal. Me fjalë të tjera, çdo individ mbart brenda vetes si tendenca autoritare, ashtu edhe tendenca liberale, të mirën dhe të keqen, natyrisht dikush më shumë e dikush më pak. Pra, dikush mund të jetë më i prirur nga autoritarizmi dhe dikush nga liberalizmi. Por, prirja nuk e përcakton domosdoshmërisht veprimin. Veprimet janë produkt i ndërveprimit (ose rezultantes) të karakterit me kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhet individi. Asnjë individ nuk është statik dhe i pandryshueshëm, pavarësisht nga karakteristikat që mund të ketë. Dikush në rrethana të caktuara është i ashpër dhe në rrethana të tjera i butë, autoritar në një moment të caktuar dhe liberal në një moment tjetër. Në fund të fundit, edhe ajo që ne e quajmë ‘karakter’ është produkt i një tërësie rrethanash dhe faktorësh.
Nga ky këndvështrim, autoritarizmi i Berishës gjatë qeverisjes së tij 1992-1996 nuk mund të shpjegohet vetëm nga karakteri i tij si individ, por edhe nga kushtet dhe rrethanat, në të cilat ai ndodhej. Pra, veprimet e tij nuk ishin thjesht rezultat i ‘thelbit’ të tij ‘autoritar’, por produkt i ndërveprimit të këtij karakteri me kushtet konkrete, gjë që nuk e lehtëson atë aspak nga përgjegjësitë për autoritarizëm në qeverisje. Karakteri i një aktori politik është i rëndësishëm, por ai merr kuptim brenda një konteksti të caktuar. Për të kuptuar sjelljen e një aktori politik nuk mjafton t’i veshim atij apo asaj disa karakteristika gjithëshpjeguese, por ta vendosim atë në një kontekst të caktuar, ose thënë ndryshe duhet ta kontekstualizojmë. Përndryshe, sjellja e tij nuk mund të shpjegohet. Kjo do të ishte si të përpiqeshim të kuptonim sjelljen e peshkut jashtë ujit.
Pra, gabimi i radhës do të ishte të bërtasim me entuziazëm ‘Berisha nuk qenka autoritar’, a thua se çdo njeri ka vetëm një ‘thelb’ të brendshëm dhe të pandryshueshëm. Pyetja që duhet të shtrojmë sot nuk duhet të jetë ‘a është Berisha autoritar apo jo’. Por ‘në çfarë kushtesh, kur të jetë në pushtet, Berisha (apo kushdo tjetër) mund të bëhet autoritar’. Vetëm kur të fillojmë të shtrojmë pyetje të tilla do mundemi të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, për të mos i përsëritur ato në të ardhmen. Vetëm atëherë do të fillojmë që ta analizojmë autoritarizmin jo thjesht si një karakteristikë të lindur të këtij apo atij individi, gjë që nuk përjashtohet nga analiza, por edhe si një fenomen që zhvillohet në raport me pushtetin. Në fund të fundit, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Pra, autoritarizmi nuk është thjesht çështje karakteri, por edhe rrethanash. Ashtu sikurse individi ndikon në formësimin e rrethanave, ashtu edhe rrethanat ndikojnë në veprimtarinë e individit.
Kjo është një e vërtetë aq evidente, sa mund të duket e çuditshme se përse nuk qenka kuptuar më parë. Por, shpjegimi i zhvillimeve politike shqiptare, bazuar në disa karakteristika të pandryshueshme të dy udhëheqësve kryesorë, Nano dhe Berisha, nuk ka qenë thjesht rezultat i mosdijes. Nga një qasje e tillë kanë përftuar një sërë aktorësh. Karakteri i ‘pandryshueshëm autoritar i Berishës’ ka qenë alibia më e mirë për mbajtjen në pushtet të socialistëve, pavarësisht nga niveli i abuzimeve, keqqeverisjes apo i vjedhjes së votave. Nga ana tjetër, për shumë të djathtë, që u larguan nga PD-ja, kur ajo doli në opozitë, ‘autoritarizmi i Berishës’ ishte një alibi mjaft e mirë për mos të marrë një pjesë të përgjegjësisë për dështimet në qeverisjen e PD-së. Gjithçka shpjegohej mjaft thjesht me ‘autoritarizmin dhe intolerancën e lindur të Berishës” pa qenë nevoja të shpjegohej se çfarë bëri secili prej tyre për ta luftuar këtë autoritarizëm, pasi si diçka e lindur ajo ishte e pandreqshme. Me lëvizjet e fundit e gjithë kjo strukturë të menduari ka filluar të shkërrmoqet dhe bashkë me të edhe siguria që ajo i ofronte shumëkujt për të kuptuar dhe justifikuar botën që na rrethon. Tronditja që pason është mëse e kuptueshme ndonëse nuk duhet justifikuar.