Nuk pranoi të fejohej me shkuesi, vret veten

29/03/2005 Pukë/ I jep fund jetës me kallashnikov studentja e italishtes
PUKË – Nuk ka pranuar fejesën me shkuesi të menduar nga familjarët dhe ka zgjedhur vetëflijimin. Një studente 21-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan, të rrethit të Pukës. Paraditen e djeshme, rreth orës 08:45, shtetësja 21-vjeçare Luljeta Ndou, studente e vitit të tretë të degës së italishtes në Universitetin e Elbasanit, ka vendosur që ta mbyllë jetën e saj me një plumb në kokë. Veprimin ekstrem, studentja Ndou e ka kryer në oborrin e shtëpisë së saj, pranë garazhit të makinës, me anë të një arme zjarri automatike tip “Kallashnikov”.
Vetëvrasja
Ka mjaftuar vetëm një plumb i nxjerrë nga automatiku brenda në gojën e saj, për ta lënë të vdekur në vend 21-vjeçaren. Familjarët e saj në ato momente kanë qenë që të gjithë brenda në shtëpi dhe menjëherë pas krismës kanë vrapuar të frikësuar për të parë se ç’kishte ngjarë në oborrin e shtëpisë së tyre. Para syve të tyre është shfaqur trupi i shtrirë i bijës, e cila e kishte pjesën e kokës të mbuluar me gjak. Burimet nga komisariati i policisë Pukë bëjnë të ditur se plumbi i hyrë nga goja e vajzës së re kishte dalë nga ana tjetër, në fund të kokës, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke mos i lënë kështu asnjë mundësi familjarëve për t’i ardhur në ndihmë e për t’i shpëtuar jetën. Pas ngjarjes, në drejtim të fshatit Gojan kanë shkuar forcat e policisë, të cilat janë marrë me zbardhjen e motiveve të vetëvrasjes së studentes.
Motivi
Po të njëjtat burime policore kanë sqaruar dje për gazetën “Metropol” se në bazë të hetimeve paraprake, se shkak vetëvrasjes së shtetases Luljeta Ndou dyshohet se është një polemikë në mes studentes së italishtes dhe familjarëve të saj, e nisur disa kohë më parë dhe e vazhduar deri një ditë para ngjarjes. Polemika e nisur rreth një muaj më parë ka pasur si shkak dëshirën e familjarëve të saj për ta fejuar vajzën me mblesëri me një djalë nga rrethi i Mirditës, që aktualisht ndodhej emigrant në Itali. Sipas burimeve, vajza ka refuzuar një fejesë të tillë, fillimisht duke “u mbrojtur” se ishte herët dhe se akoma nuk e kishte mbaruar shkollën, që e kishte me shumë dëshirë. Por insistimi i vazhdueshëm i familjarëve ka bërë që vajza të refuzojë përsëri, por në një mënyrë tjetër, duke nxjerrë si shkak të mosdëshirës për fejesë mosnjohjen e djalit as për fytyrë, veprim i paimagjinueshëm duket për vajzën 21-vjeçare që ishte kundër fejesave të tilla pa u njohur fare, pavarësisht se djali mund të ishte shumë i mirë. Debatet mes vajzës dhe familjarëve kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave, kohë e shfrytëzuar nga këta të fundit për të rihapur këtë temë, meqë vajza kishte ardhur në shtëpi për t’u çmallur me familjarët dhe të afërmit si dhe për të festuar Pashkët. Hetimet paraprake të policisë kanë nxjerrë si përfundim se vajza nuk i ka rezistuar dot debateve të hapura për fejesën e saj dhe në një gjendje të rënduar psikologjike ka marrë armën dhe ka kryer vetëvrasjen. Megjithatë, shprehen burimet, pas bllokimit dhe marrjes së armës për ekspertizë, hetimet vazhdojnë për të verifikuar dhe për të nxjerrë konkluzionin e saktë, nëse vetëvrasja është kryer si pasojë e debateve familjare apo ka ndonjë motiv tjetër, që ende nuk është zbardhur.