E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr me dokumente false tokat e pyjores

Librazhd

Një 70-vjeçar nga Rrethi i Librazhdit është proceduar penalisht për falsifikim të dokumenteve të pronësisë. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se rreth mesditës së djeshme filloi procedimi penal për 70-vjeçarin Ferit Laçka, banues në fshatin Rrajcë të komunës me të njëjtën emër, rreth 40 kilometra larg qytetit të Librazhdit. Të njëjtat burim e konfirmojnë se procedimi ndaj tij filloi pasi, pas verifikimeve të bëra, rezulton se Laçka ka falsifikuar disa dokumente pronësie për një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Poçivallë”, territor periferik në Komunën Rrajcë, e cila ka qenë në pronësi të Ndërmarrjes së Shërbimit Pyjor. Ndërkohë që mësohet se falsifikimi i kësaj sipërfaqeje toke është verifikuar edhe me anë të dokumenteve e shkresave zyrtare. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Sakaq, mësohet se organet e specializuara në bashkëpunim me autoritetet lokale janë duke verifikuar edhe disa tituj të tjerë pronësie për të cilat dyshohet se janë kryer falsifikime të mënyrave të ndryshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›