Plagosi shokun, kapet 34-vjeçari
Fier
Policia e Fierit ka mundur të prangosë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës 34-vjeçarin Dritan Mersini, i cili dy ditë më parë plagosi me thikë shokun e tij. Sipas burimeve zyrtare policore mësohet se Mersini, banues në fshatin Levan të Rrethit Fier, u prangos pranë banesës së tij dhe do të hetohet nën akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë”. Mersini, dy ditë më parë, teksa ka qenë duke pirë me shokun e vet, Sokol Mërtyri, 31 vjeç, e ka plagosur me thikë atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga burimet zyrtare të spitalit rajonal të Fierit mësohet se 31-vjeçari i dëmtuar ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Fier.
#