Devid Bekham lë spitalin i shoqëruar nga Viktoria
FINLANDE- Devid Bekham ka lënë sot në mesditë spitalin e Turkut në Finlandë, ku ai u bë operacion pas këputjes të tendinës së Akilit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Viktoria, për të përcjellë mesfushorin anglez në dalje të klinikës finlandeze ishin qindra fansë dhe media të ndryshme të botës. Madje, klinika e profesor Sakari Oravës është konsideruar si qendra e botës nga shtypi vendas këto ditë. Interesimi për gjendjen e futbollistit anglez ka qenë i jashtëzakonshëm, duke dërguar në këtë qytezë thuajse gjithë shtypin botëror. Bekham tashmë do t’i nënshtrohet një periudhe qetësie dhe pritet të rikthehet pas vetëm 3 muajsh të ecë normalisht. Doktor Orava ka bërë të ditur se operacioni ishte i suksesshmë, megjithatë futbollisti do të humbasë Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit në Afrikën e Jugut. Devid Bekham u dëmtua të dielën, në fund të ndeshjes Milan-Kievo. Ai këputi tendinën e Akilit, një problem që mund t’i kushtonte edhe karrierën.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)