Slloveni, konferenca do të mbahet edhe pa Serbinë
SLLOVENI- Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet këtë fundjavë përkundër bojkotimit të mundshëm nga Serbia, ka thënë ministria e Jashtme e Sllovenisë.
“Konferenca do të mbahet në çdo rast”, transmeton agjencia DPA.
“Shumica e vendeve të Ballkanit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në nivelin më të lartë. Bisedimet për modelin e pjesëmarrjes së Serbisë dhe Kosovës ende po vazhdojnë”, thuhet në njoftim.
Në Prishtinë, zyrtarët kanë thënë se kryeministri Hashim Thaçi do të udhëtojë në konferencë për ta përfaqësuar Kosovën.“Ne nuk kemi informata se diçka ka ndryshuar”, thekson Hajredin Kuci.
(m.a/BalkanWeb)