Jeta pa frena e Adrianos, mes orgjive e trafikantëve
BRAZIL- Ajo e Adrianos duket një histori që nuk ka kurrë fund. Pas alkoolit në kohën që luante tek Interi, depresionit, arratisjes në Brazil, festave në Favela, rikthimit në Itali dhe vajtjes sërish në Brazil, futbollisti është thuajse çdo ditë në faqet e para të shtypit brazilian. Gazeta “O Dia” ka publikuar pak ditë më parë një lajm vërtetë shokues. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2008, kur sulmuesi aktual i Flamengos vendosi t’i bëjë një dhuratë një mikes së tij: një motorr. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por dhurata ishte e destinuar për një zonjë 64 vjeçare e njohur me emrin Marlene. Ajo jo vetëm që nuk dispononte një patentë për t’i dhënë motorrit, por gjithashtu është e ëma e Paulo Rogerio de Souza Paz, një narkotrafikant i njohur në Rio De Zhaneiro. Por nuk është vetëm kjo pjesa ku flitet për jetën pa frena të Adrianos. “O Dia” flet për një super-party të zhvilluar në shtëpinë e sulmuesit dhe që ka zgjatur 16 orë rresht. Gazeta e përkufizon atë si “festë e denjë për ish-perandorin roman Kaligula”. Në rezidencë janë parë travestitë, aktorë, modele dhe deri ish-konkurrentë të Big Brother në Brazil. Një “mall” i mirë për Adrianon, i cili vetëm 10 ditë më parë u përfshi në një tjetër skandal, pasi ish-e fejuara e tij Joana Mashado e pati zënë me gurë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)