Devijimi i listës, penalizime mjekut e spitalit
11/01/2009 Çmimet
Për të pasiguruarit, të cilët janë të shumtë në vendin tonë, ISKSH-ja ka deklaruar se të paktën për vitin e parë të reformës do të vazhdojnë të zbatohen tarifat e sistemit të vjetër të çmimeve për çdo shërbim që do të jepet. Aktualisht në të gjithë vendin kontribuojnë në skemën e sigurimeve vetëm 600 mijë persona, shifër kjo që konsiderohet e ulët në krahasim me numrin e popullsisë.
Abuzimet
Denoncimet e abuzimeve do të bëhen nga vetë pacientët. Këta të fundit do të kenë të afishuar në hyrje të spitalit jo vetëm listën e shërbimeve që kanë të drejtë të marrin falas si dhe ato kundrejt pagesës, por edhe numrin e telefonit, ku do të ankohen në rast se u mohohet kjo e drejtë. Kundrejt abuzuesve do të procedohet jo vetëm me gjobë financiare, por dhe me masa të tjera penale në varësi të dëmit të shkaktuar.
Barnat
Gjatë 2008-s spitalet janë përballur me mungesa të shumta, veçanërisht të barnave. Kjo situatë është shfrytëzuar në kurriz të pacientëve, të cilët janë detyruar t’i blejnë ato disa herë më shtrenjtë në farmacitë jashtë spitalit. Ndërkohë nuk kanë qenë të pakta dhe rastet e blerjes abuzive të barnave, duke i lënë stok dhe të papërdorshme, ndërsa borxhi i krijuar tepër i madh.
Të pasiguruarit, vitin e parë të reformës do të trajtohen me të njëjtat çmime që kanë shërbimet tani
Falas për të gjithë popullatën do të jetë vetëm shërbimi i urgjencës në rang kombëtar
Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në spitale do të vijojë të kategorizohet edhe për këtë vit në bazë të ndarjes klasike ndërmjet pacientëve të siguruar dhe atyre të pasiguruar. Në rastet e devijimit të listës së shërbimeve apo mosdhënies së trajtimit përkatës kundrejt pacientit do të ndërmerren masa të forta ndëshkuese jo vetëm ndaj bluzave të bardha, por edhe ndaj spitalit. Masat penalizuese do të hyjnë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të kontratave përkatëse ndërmjet drejtuesve të spitalit dhe Institutit të Sigurimeve Shëndetësore. Zbatimi i reformës së sigurimeve në spitale gjatë vitit të parë do të shoqërohet me ofrimin e paketës bazë të shërbimeve, që do të jetë falas për të gjithë kontribuuesit në skemë dhe me tarifa fikse për të pasiguruarit. Për këtë është vendosur që gjatë 2009-s kjo kategori pacientësh do të paguajë çmimet aktuale të shërbimeve sa herë të paraqitet për trajtim apo vizitë. Megjithatë, i vetmi shërbim që do të ofrohet falas për të gjithë popullatën do të jetë ai i urgjencës, i cili është i detyrueshëm për të gjitha spitalet e vendit.
Denoncimi
Aktualisht pjesa dërrmuese e spitaleve, veçanërisht ata të rretheve ende nuk dinë listën e saktë të shërbimeve që ofrojnë kundrejt nevojave të pacientit. Një gjë e tillë ka bërë që shumë herë pacientët të keqinformohen ose të bien pre e abuzimeve që bëhen në kurriz të tyre, sidomos me mungesën e medikamenteve, që detyrohen t’i blejnë në privat disa herë më shtrenjtë. Për të shmangur këtë situatë, një grup pune po detajon listën e shërbimeve që do të ofrojnë spitalet në të gjithë vendin duke filluar nga marsi i 2009-s, kur do të vihen në zbatim edhe penalizimet, në rast se pacienti nuk merr shërbimin ashtu siç përcaktohet në kontratën e lidhur ndërmjet spitalit dhe ISKSH-së. Denoncimet e abuzimeve do të bëhen nga vetë pacientët. Këta të fundit do të kenë të afishuar në hyrje të spitalit jo vetëm listën e shërbimeve që kanë të drejtë të marrin falas si dhe ato kundrejt pagesës, por edhe numrin e telefonit, ku do të ankohen në rast se u mohohet kjo e drejtë. Ankesat do të verifikohen nga një grup specialistësh, të cilët për çdo abuzim do të njoftojnë jo vetëm ndëshkimin e mjekut, por dhe të vetë spitalit. Kundrejt tyre do të procedohet jo vetëm me gjobë financiare, por dhe me masa të tjera penale në varësi të dëmit të shkaktuar.
Ndryshimet
Lista e bazë e shërbimeve që do të ofrojnë spitalet nuk do të jetë e njëjtë çdo vit. Ajo do të pësojë ndryshime, ku përfshihen shërbime të reja, që do të miratohen çdo fundviti dhe në bazë të buxheteve që do të akordohen për spitalet. Megjithatë, është vendosur që në vitin e parë të reformës pacientët e siguruar do të përfitojnë falas në masën 100 për qind të gjitha shërbimet bazë, ndërsa ata që nuk janë në skemë do të paguajnë çmimet e shërbimeve sipas sistemit aktual të ndjekur deri më sot nga spitalet. Në shkallë vendi janë rreth 42 spitale, që do të lidhin kontratat përkatëse me ISKSH-në për zbatimin e reformës së re. Nëpërmjet saj do të fitojnë më shumë autonomi dhe buxhet për të siguruar cilësi në shërbimet e ofruara kundrejt pacientëve.
Hana
Çfarë përfiton konkretisht pacienti?
Pacienti do të përfitojë faktin që spitalet do të kenë më shumë barna, pasi do t’i prokurojnë vetë ata që në fillim të vitit dhe natyrisht do të garantohet nëpërmjet një kontrolli shumë të hollësishëm nga ISKSH-ja, që të gjitha spitalet do të kenë barna më të domosdoshme, sipas shërbimeve që ato japin. Kjo reformë i hap rrugën matjes reale të shërbimit, transparencës në shërbimin shëndetësor, pasi ne e dimë që nuk ka një transparencë se çfarë shërbimi jepet, në çfarë vendi, ku jepen këto shërbime, si respektohet sistemi i referimit nga spitalet rajonale në spitalin terciar, që është QSUT-ja. Të gjitha këto me vendosjen e kontratës midis nesh dhe spitaleve (siç ju thashë, është një fazë tremujore, që është lënë për përcaktimin e të gjitha elementeve në kontratë) do të jenë të përcaktuara saktësisht se çfarë shërbimi do të ofrojë secili spital kundrejt pacientit. Kjo listë do të jetë e detajuar dhe në kontratën që do të lidhet me çdo spital.
Ndryshojnë kompetencat
Ndarja e buxhetit
Sa i takon financimit të spitaleve, ndarja e buxhetit për çdo spital për vitin 2009 është bërë me vendim qeverie, ku janë të përcaktuara zërat në paga, sigurime dhe mallra e shërbime. Po sipas këtij vendimi, kalimi i buxhetit do të bëhet nëpërmjet llogarisë së thesarit të Ministrisë së Financave. Kjo do të thotë se lëvrimi i fondeve do të bëhet nga Ministria e Financave për dhënien e pagave, sigurimeve dhe mallrave e shërbimeve.
Sipas vendimit të qeverisë, spitali do të zbatojë sistemin e referimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të jetë gjithashtu përgjegjëse për investimet në spitale.
Një pikë e rëndësishme e arritur me këtë vendim ka të bëjë me përdorimin e të ardhurave dytësore nga vetë spitali, që do të ketë mundësi edhe t’i trashëgojë fondet (nëse i mbeten fonde pa shfrytëzuar gjatë vitit ato nuk do të kalojnë më në buxhetin e shtetit, por mund të mbahen dhe përdorohen nga vetë spitali).