Kartat e identitetit, nesër fillon procesi i aplikimit

Një ditë përpara nisjes së aplikimit për pajisjen e shtetasve me letërnjoftimet e reja Ministria e Brendshme dhe kompania "Sagem" kanë përfunduar hapin e parë të rëndësishëm, gjetjen e vendeve të aplikimit dhe pajisjen e tyre me të gjitha mjetet elektronike të nevojshme për aplikimin. Vendodhja e tyre, për Tiranën e cila nis e para aplikimin, më 12 janar, është pranë çdo njësie bashkiake ku është i regjistruar qytetari.