E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ligji krijon monopol

10/01/2009  Qëndrimi për hidrokarburet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh kundër ligjit të ri për hidrokarburet. Sipas tij, ky ligj krijon një monopol në dëm të të gjithë qytetarëve. “Kryeministri thotë se do të mbroj mushkëritë e shqiptarëve. E përshëndes edhe unë, edhe ju dhe çdo kush tjetër është i dëshiruar që mushkëritë e shqiptarëve të mbrohen. Por, të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se mushkëritë e shqiptarëve nuk mbrohen nga helmi i naftës që vjen nga Evropa, duke ju futur helmin e naftës që prodhohet në vend. Kjo çështje të zgjidhet me qetësi dhe urtësi dhe jo në kurriz të një pale, apo aq më tepër akoma jo në funksion të një situate që krijon një monopol shumë kërcënues”, vuri në dukje Rama, gjatë fjalës së tij sa i takon kësaj çështje. Një qëndrim të tillë, kreu socialist e bëri publik pas një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Tregtarëve të Hidrokarbureve.

O. Xh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›