E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devijohet trafiku në sheshin "Skënderbej"

Bashkia e Tiranës ka vendosur sërish sot të devijojë trafikun në sheshin "Skëndebej".
Prej ditës së sotme, makinat nuk do të kalojnë më nga qendra e Tiranës.

Të gjitha makinat që hyjnë nga rruga e "Kavajës", dhe rruga e "Durrësit" do të kalojnë anash Bankës së Shqipërisë para Partisë Socialiste.

Ndërkohë, makinat që hyjnë nga bulevardi "Zogu i I" do të devijojnë prapa Muzeut Kombëtar për të kaluar më pas nga Banka e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›