E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devil: Koha e ekstremistëve në Kosovë ka kaluar

Në veri të Kosovës, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve edhe më tutje janë të pranishme tensionet, por, megjithatë, ka kaluar "koha e ekstremistëve" dhe e dhunës, tha gjenerali francez, Arno Sent-Kler Devil, komandant i sektorit të forcave shumëkombëshe të KFOR-it. "Me të vërtetë mendoj se koha e ekstremistëve ka kaluar. Kemi arritur në një pikë të caktuar, në të cilën situata e sigurisë është e mirë", i tha gjenerali francez AFP-së. Gjenerali Sent-Kler Devil, që në Kosovë erdhi para tre muajsh, u shpreh se gjatë kontakteve me përfaqësues të shqiptarëve dhe të serbëve, ka konstatuar se "dhuna më nuk konsiderohet mjet për zgjidhjen e problemeve". Gjenerali Devil theksoi se "nuk shoh mundësi të shpërthimit të papritur të dhunës" dhe shtoi se KFOR-i , megjithatë, "ka kujdes dhe është i gatshëm që të intervenojë, nëse ka nevojë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›