E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident i dhunshëm në selinë e BDI-së

Lufta për poste të larta në BDI në vend të debatit të shumëpromovuar ka përfunduar me grushte midis ty taborëve rivalë brenda kësaj partie, shkruante dje gazeta "24 orë". Incidenti që ka ndodhur të enjten rreth orëve të vona të mbrëmjes, ka precipituar në një sherr me grushte midis anëtarëve të kësaj partie dhe degës së Tetovës, ku një burim i brendshëm i BDI-së ka konfirmuar se bëhet fjalë për grupet rivalet midis Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës. "Po ka ndodhur ky incident dhe larja e hesapeve në prag të kongresit më 19 dhjetor. Janë përfshirë shumë persona në atë tollovi dhe nuk mund t‘ju them më shumë", ka theksuar anëtari i lartë i BDI-së. Nga reparti ortopedisë kanë njoftuar se është pranuar një pacient me lëndime trupore nga të rrahurat dhe pas ekzaminimit ai është lëshuar për shërim shtëpiak. Në BDI, gjatë tërë ditës, ka mbretëruar heshtja, mirëpo temë qendrore brenda kësaj partie ka qenë ky incident që pason para kongresit partiak të paralajmëruar për t‘u mbajtur në Shkup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›