E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll Zhduket 45-vjeçari, lajmëroi familjarët se do mbytej në lumë

Autori i Lajmit: Redaksia
Lajmëron familjarët e tij se të mbytej në lumë dhe më pas zhduket. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Peruhat të Devollit kur 45-vjeçari Theodhori Noni u ka thënë familjarëve të tij se do të mbytet në lumë dhe më pas është larguar për të mos u kthyer më. Menjëherë familja e tij kanë nisur kërkimet për 45-vjecarin, ndërsa kanë njoftuar forcat e policisë. Forca të shumta policie pas disa orësh kërkime pranë lumit Drino kanë gjetur të gjitha veshjet e të zhdukurit, ndërsa kërkimet kanë vijuar gjatë ditës së sotme por pa rezultat. Policia nuk ka mundur të gjejë ende Nonin ndërsa deklaroi se ai vuante nga depresioni, sëmundje e cila dyshohet ta ketë detyruar ti japë fund jetës.

Ky lajm është publikuar: 17/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›