E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhesika Biel, bukuroshja urren grimin

Aktorja e filmit “Easy Virtye”, Xhesika Biel, thotë se asaj nuk i pëlqen të vendosë grim në fytyrën e saj, madje as në tapetin e kuq. “Kur e shoh veten në fotografi me grim, edhe në këto çaste, mendoj se dukem keq. Sytë e mi bëhen të imët dhe të vegjël. Mendoj se jam më simpatike pa grim. Lëkura ime duket më e pastër dhe për këtë nuk kam pse të mendoj për grimin”, ka thënë Biel për edicionin e shkurtit të revistës “Vogue”. Xhesika, e cila paraqitet krahas shumë yjeve të tjera në filmin e ardhshëm “Valentine’s Day”, thotë se ajo ‘luan një karakter’ secilën herë që del në tapetin e kuq. Biel, 27-vjeçare, aktualisht është duke u ngjitur në malin Kilimanxharo për të ngritur vetëdijen rreth mungesës së ujit të pijshëm.

18 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›