Devoll, ekzekutohen me armë tre vëllezër

Lidhja jashtëmartesore me bashkëshorten e agresorit është shkaku i një krimi të rëndë në ndodhur në fshatin Vidovë, në rrethin e Devollit.
Tre vellëzer janë sulmuar me armë zjarri, ndërsa autori i ngjarjes trasgjike është Besim Karaj, 45 vjeç. Viktima të sulmit janë Taulant, Xhiljon dhe Eldi Mulliri
Sulmi ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 2 vëllezërve ndërsa i treti ka marrë plagë të rënda dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet se cili ishte objektiv i sulmit, por policia saktëson se Karaj ishte i armatosur.
Ngjarja e rëndë ka ngritur në këmbë policinë në juglindje të cilët menjëhere janë drejtuar drejt fshatit Vidovë.
Policia ka rrethuar fshatin kufitar dhe po punon për vënien në pranga të autorit të ngjajres. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat speciale.45-vjeçari aktualisht është i bllokuar nga policia në fshatin Vidovë, por nuk pranon të dorëzohet.
Ndërkaq, mësohet se viktimat e sulmit janë djemte e Liljana Mullirit e dënuar disa vite më parë pasi vrau dhe hodhi në pus nipin e ish të dashurit.